Alarm i kuq, SHBA-ja nxjerr nga strofulla “përbindëshin e detit” që rrinte i fjetur që nga Lufta e Ftohtë

Spread the love

Alarm i kuq, SHBA-ja nxjerr nga strofulla “përbindëshin e detit” që rrinte i fjetur që nga Lufta e Ftohtë

Tiranë/Prishtinë, 3 gusht – NATO merr nën komandë aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry Truman dhe kjo nuk kishte ndodhur që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Në faqen zyrtare të Nato-s, njoftohet se aeroplanmbajtësja “mitike” amerikane, tashmë po lundron nën urdhërat e organizatës.

“Kjo nuk kishte ndodhur që nga fundi i Luftës së Ftohtë”- thuhet në njoftim.

Në foto janë, Anijet nga Grupi i Përhershëm Detar 2 i NATO-s, aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman, shkatërruesi i raketave të drejtuar USS Cole dhe marina italiane ITS Alpino, që nisën të lundrojnë në formacion ushtark, në Detin Mesdhe mē 24 korrik 2022.

“Dalja në dritë” e aeroplanmbajtëses USS Harry Truman është sinjal i situatës kritike gjeopolitike, e cila mund të agravojë në çdo moment në një luftë të re mes Kinës dhe Tajvanit, ku me shumë mundësi do të përfshiheshej edhe SHBA-ja dhe kjo luftë do të merrte përmasa të paimagjinueshme.

Pas vizitës së zyrtares së lartë amerikane, Nancy Pelosi në Tajvan, Kina ka kërcënuar se kjo “shkelje e sovranitetit kinez” do të ketë pasoja, si për Tajvanin ashtu edhe për SHBA-në.

Aktualisht Tajvani është i rrethuar nga aeroplanët dhe anijet luftarake kineze, me pretekstin e një stërvitjeje ushtarake, që duket si stëvitjet ushtarake të ushtrisë së Putinit pak ditë përpara se ai të jepte urdhërin për pushtimin në Ukrainë.  [Rruga Press/ ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply