Alarmi i ministrit boshnjak: Në republikën Sërpska po stërviten ushtarë rusë

Spread the love

Alarmi i ministrit boshnjak: Në republikën Sërpska po stërviten ushtarë rusë

[24 nëntor 2023] Ministri i Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës tha se ne Republikën Sërpska të drejtuar nga Milorad Dodik, ka kampe trajnimi ushtarak rus në zonën e Rogaticës, në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore dhe në zona e malit Magliq.

“Nuk është sekret, njerëzit e shohin, fshatrat përreth Rogaticës, njerëzit e fotografojnë, në mes të ditës që aty ka një stërvitje. Kam fotografi, do t’i shfaq në televizion”, tha Helez dhe shtoi se “nuk duhet të dërgojë fotografi që dokumentojnë ekzistencën e kampeve ushtarake”.

Menjëherë ka reaguar Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës nga partia e Milorad Dodik, i cili i ka kërkuar që “sa më shpejt të jetë e mundur thirrja e një seance urgjente të Komitetit Ekzekutiv të Inteligjencës në lidhje me pretendimet e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez për ekzistencën e kampeve të stërvitjes ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në territorin e Republikës Serbe”.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme kur ministri i Mbrojtjes, pa asnjë provë, bën publikisht pretendime të tilla kundër Republikës Serbe. Mund të karakterizohet si nxitës i intolerancës dhe frikës kombëtare. Me veprime të tilla ai nuk kontribuon aspak në stabilizimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Kosharac për agjencinë e lajmeve SRNA.

Përplasjet mes serbëve dhe boshnjakëve kanë vijuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Më 12 nëntor, një grup përfaqësuesish të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, të cilët vijnë nga entiteti Republika Serba, i shkruan Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina “ka qenë një strehë për radikalët islamikët për një kohë të gjatë”.

Tre ditë më vonë, në të njëjtën adresë u dërgua një letër nga deputetët e Parlamentit të BeH-së, të cilët janë nga entiteti i Federatës së BeH-së, në të cilën ata thanë “se kërcënimi më i madh për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është i shpikur nga radikalizmi

fetar”, por nga veprimet e zyrtarëve të Milorad Dodikun,qe janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”. [Rruga Press]


Spread the love


Leave a Reply