Albin Kurti: Putini dëshiron konflikt në Kosovë, ai është i fiksuar pas vendit tonë

Spread the love

Albin Kurti: Putini dëshiron konflikt në Kosovë, ai është i fiksuar pas vendit tonë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron që të ketë konflikt në Kosovë.

Prishtinë, 18 janar – Kurti thotë se Putinin e pengon shumë suksesi i Kosovës, kështu që ai po bën përpjekje ta destabilizojë atë.

“Putini dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë. Unë jam i kujdesshëm, por kurrë nuk kam frikë. Jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai është i lumtur me mungesën e suksesit të nderhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron që në Kosovë pati sukses nderhyrja”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën zvicerane Blick”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për kërkesën që ka bërë për të rritur numrin e forcave të KFOR-it në Kosovë.

“Unë kam sinjalizuar interesin tim për të rritur trupat e NATO-s, por sigurisht që i takon NATO-s të vendosë. Unë mendoj se fakti që ne kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe po bashkëpunon gjithnjë e më tepër me Kremlinin duhet ta inkurajojë NATO-n që ta rrisë prezencën e saj. Kjo zvogëlon gjasat e konfliktit”, tha Kurti. [Panorama]


Spread the love


Leave a Reply