Anulohet takimi i Papa Françeskut dhe Patriarkut rus Kirill

Spread the love

Anulohet takimi i Papa Françeskut dhe Patriarkut rus Kirill

Prishtinë, 22 prillPlanet për takimin e Papa Françeskut me Patriarkun rus Kirill në Jerusalem, për në qershor tashmë janë pezulluar, tha Papa për një gazetë argjentinase.

Reuters raportoi më 11 prill se, Vatikani po konsideronte të zgjaste vizitën e Papës në Liban më 12 dhe 13 qershor për një ditë, në mënyrë që ai të mund të takohej me Cyril-in në Jerusalem më 14 qershor.

Në një intervistë për La Nacion, Françesku tha se i vinte keq që plani duhej “pezulluar”, sepse diplomatët e Vatikanit këshilluan se një takim i tillë “mund të shkaktojë shumë paqartësi në këtë kohë”.

Në rast se do të ndodhte, atëheët ai do të ishte takimi i tyre i dytë.

Ata u takuan për herë të parë në Kubë, në vitin 2016. Atbotë ishte takimi i parë midis një Pape dhe një udhëheqësi të Kishës Ortodokse Ruse, që nga përçarja midis Kishës Lindore dhe Perëndimore në vitin 1054.

Kirili (75) mbështeti hapur pushtimin rus të Ukrainës, duke ndarë kështu botën ortodokse dhe duke provokuar një rebelim të brendshëm që nuk mbahet mend.

Papa Françesku, 85 vjeç, ka kritikuar vazhdimisht në mënyrë indirekte Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin për luftën, duke e quajtur atë agresion dhe pushtim të pajustifikuar dhe, duke shprehur keqardhie për dhunën ndaj viktimave.  [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply