Begaj:S’mund të luhet lojë luftrash në rajon

Spread the love

Presidenti Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën! Roli i tij për Ballkanin Perëndimor është…

Prishtinë, 3 janar – Presidenti shqiptar Bajram Begaj i kërkoi Papa Françeskut që Vatikani ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, gjë që, siç tha Begaj, do të ndihmonte për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Posta Shqiptare.

Sipas Postës Shqiptare, Begaj këtë e ka thënë në një intervistë për gazetën italiane “Il tempo” pas takimit me Papën në Vatikan.

“Kjo njohje do të ndihmonte edhe më shumë përpjekjet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilët aktualisht udhëhiqen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë  Begaj.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, beson Begaj, duhet të jetë një mënyrë për të distancuar të gjithë Ballkanin nga ndikimi i fuqive të treta në rritje. Për këtë, siç u tha, ai kërkoi nga Papa që ta njohë Kosovën si shtet, për të siguruar të ardhmen paqësore të rajonit të Ballkanit.

“Përvoja jonë ballkanike na mëson se nuk mund të luhen lojëra luftarake në një rajon me të kaluar dhe të tashme problematike. Për këtë kemi nevojë për dialog të vazhdueshëm, prosperitet ekonomik dhe energji pozitive për qytetarët tanë”, tha Begaj në bisedën e tij me Papën.

Ai theksoi se roli i Papës dhe Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për rritjen e vëmendjes së BE-së dhe Perëndimit, jo vetëm për ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit, por edhe për sigurimin e të ardhmes evropiane të Ballkanit.

[Shqip.comISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply