Blinken: Kërkesat ruse ndaj Ukrainës janë të papranueshme

Spread the love

Blinken: Kërkesat ruse ndaj Ukrainës janë të papranueshme

Prishtinë, 18 janar – Në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e ri të Jashtëm britanik James Cleverly, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken iu referua perspektivave për fillimin e një dialogu për Ukrainën.

Ai tha se kërkesa e Rusisë drejtuar Kievit për të njohur “realitetet e reja territoriale” nuk lejon vendosjen e një procesi negociues për Ukrainën.

“Rusët po përpiqen të promovojnë narrativën se ata janë të interesuar për diplomacinë, por Ukraina dhe ne nuk jemi. Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit iu referua gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se “Nëse Ukraina Ukraina nuk njohë realitetet e reja territoriale, deri atëherë nuk do të ketë asgjë për të folur”.

“Në vetvete, kjo nuk mund të jetë një pikënisje (për negociatat),” shtoi sekretari amerikan i shtetit.

E qartë, me termin “realitet i ri territorial”, Moska nënkupton aneksimin e saj të katër rajoneve juglindore të Ukrainës, të cilat i kontrollon në pjesën më të madhe me forcat e saj ushtarake. Këto rajone ukrainase ju bashkuan zyrtarisht territorit shtetëror rus në fillim të tetorit të vitit të kaluar formalisht edhe përmes të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Nisur nga kjo, nuk është e pritshme që Moska të nisë ndonjëherë procesin e negociatave me Kievin në atë mënyrë që territoret e përmendura të bëhen pjesë e negociatave, ashtu si Krimea. Nga ana tjetër, Kievi refuzon kategorikisht çdo mundësi për të njohur aneksimin e lartpërmendur. Në këtë qëndrim Kievi ka mbështetjen e Perëndimit të bashkuar.

Në këto rrethana, përfundimi i luftës në Ukrainë në fakt duket i pamundur. Përjashtim do ët kishim në rast të fitores ose humbjes së njërës prej palëve. Me fjalë të tjera, me shumë gjasa do të pasojë një luftë e gjatë dhe rraskapitëse për Rusinë dhe Ukrainën dhe për Perëndimin. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply