“Çështja afgane” i përafron edhe më shumë Putin-in dhe Erdogan-in

Spread the love

Prishtinë, 22 gusht – Sot, Presidenti rus ,Vladimir Putin dhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilluan një bisedë të gjatë përmes telefonit. Ata folën për situatën në Afganistan dhe bashkëpunimin energjetik.

Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin dypalësh mbi Afganistanin. Moska dhe Ankaraja pohojnë se stabiliteti në këtë rajon është i rëndësishëm për ta. Kremlini pretendon se përparësia është lufta kundër terrorizmit në rajon dhe trafiku i drogës, raporton Al Jazeera.

Liderët në fjalë gjithashtu ranë dakord të koordinohen në aspektin e politikës ndaj qeverisë së ardhshme të Afganistanit, raporton AA.

Erdogan-i pretendon se Turqia dëshiron një kalim të qetë të pushtetit në Afganistan. Ai thotë se është e rëndësishme që talebanët të mos përsërisin gabimet e së kaluarës, por të jenë gjithëpërfshirës dhe të njohin diversitetin e popullit afgan. Erdogan-i vuri në dukje gjithashtu se nisja e bisedimeve të paqes midis udhëheqësve talebanë dhe atyre nga qeveria e mëparshme në Kabul është premtuese. Ai argumenton se dialogu me talebanët duhet të jetë i hapur. Tani për tani, Turqia mirëpret “mesazhet e moderuara” të dërguara nga talebanët. Megjithatë, Erdogan-i pretendon se veprimet e grupit, dhe jo fjalët e tyre, do të udhëheqin procesin e ardhshëm, i cili shpreson të jetë gradual, tha presidenti turk, transmeton AA.

Duke folur me Putinin për Afganistanin, Presidenti Erdogan tha se Turqia mund të vazhdojë të jetë përgjegjëse për sigurinë dhe funksionimin e aeroportit të Kabulit sapo të krijohen kushtet e duhura, “raportoi TASS i Rusisë. Erdogan-i pohoi se, një zgjidhje e tillë do të ishte një faktor lehtësues si për bashkësinë ndërkombëtare ashtu edhe për popullin afgan.

Le të kujtojmë se Turqia është një anëtar i NATO -s (nëse është e nevojshme), një vend mysliman, por edhe një aleat i Moskës (nëse është e nevojshme). [geopolitika.news/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply