Danimarka votoi në një referendum për t’i dhënë fund përjashtimit të saj nga mbrojtja e BE-së

Spread the love

Danimarka votoi në një referendum për t’i dhënë fund përjashtimit të saj nga mbrojtja e BE-së

Prishtinë, 2 qershor – Sipas numërimit pothuajse të përfunduar të votave, rreth 67 për qind e danezëve votuan të mërkurën për të marrë pjesë në politikën e mbrojtjes të Bashkimit Evropian, raporton France Presse (FP).

Danimarka, një vend tradicionalisht euroskeptik, do t’i bashkohet politikës së mbrojtjes së Bashkimit Evropian në ndryshimin e fundit në arkitekturën e sigurisë evropiane pas pushtimit rus të Ukrainës, raportoi të enjten The Financial Times.

Kjo është hera e parë në histori (dhe ka pasur tre përpjekje deri më tani) që Danimarka ka votuar për t’i dhënë fund një prej preferencave të saj të fituara me vështirësi pasi refuzoi marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992.

E gjithë kjo po ndodh në kontekstin e aplikimeve të fundit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe është një sinjal i qartë për aleatët dhe presidentin rus Vladimir Putin se kur të kërcënojë stabilitetin evropian – Evropa do të bashkohet, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply