Deputetja e partisë së Millosheviqit kërkon arrestimin ose dëbimin e Kamberit

Spread the love

Deputetja e partisë së Millosheviqit kërkon arrestimin ose dëbimin e Kamberit

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me arrestim nga vetë nënkryetarja e Kuvendit.

Snezhana Paunoviç ka kërkuar arrestimin e tij, meqë një ditë më parë, Kamberi në falimin e mbajtur në senacën parlamentare në të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq frëngëlloi sërish armët kundër Kosovës, i rikujtoi atij dhe qytetarëve të Serbisë se, tashmë është domosdoshmëri për Serbinë dhe popullin serb një udhëheqje politike që të jetë realiste sa i takon Kosovës.

Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit. Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu, ka deklaruar Snezhana Paunoviç.

Vetë Kamberi ka reaguar në rrjetet sociale dhe sipas tij, të flasësh të vërtetën rreth Kosovës në parlamentin serb të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar”, theksoi Kamberi.

“Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh.  Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.  Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, tha ai.


Spread the love


Leave a Reply