Draghi jep përfundimisht dorëheqjen

Spread the love

Draghi jep përfundimisht dorëheqjen

Kryeministri italian Mario Draghi ka vendosur përfundimisht të japë dorëheqjen. Ai i ka thënë Parlamentit të enjten se do të takonte presidentin Sergio Mattarella dhe do ta informonte për qëllimet e tij pasi tri parti të koalicionit tërhoqën mbështetjen nga qeveria e tij, shkruan Reuters.

74-vjeçari i tha dhomës së ulët të parlamentit se po shkonte në zyrën e Mattarellas, roli i të cilit është të pranojë dorëheqjen dhe të udhëheqë vendin nga kriza.

Mattarella ka të ngjarë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme për shtator ose tetor, sipas analistëve politikë. Draghi mund të qëndrojë në krye të qeverisë deri atëherë.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, i cili erdhi papritur në karrigen e kryeministrit në vitin 2021 ndërsa Italia luftonte me një ekonomi të ndikuar nga COVID-19, kritikoi koalicionin e tij të mërkurën dhe i kërkoi të ktheheshin në linjë para se të ishte tepër vonë.

“A jeni gati?”, pyeti ai Senatin katër herë në një fjalim të ndjekur nga debate mes palëve. “Tani nuk ishte koha për pasiguri mes një morie sfidash, nga një ekonomi e vështirë dhe inflacioni në rritje e deri te lufta në Ukrainë”.

Tre parti – Forza Italia e Silvio Berlusconit, Lidhja anti-imigruese e Matteo Salvinit dhe Lëvizja populiste Pesë Yjet – zgjodhën të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Draghit.

Kriza politike, e treta për tre vjet në Itali, shpërtheu kur Lëvizja Pesë Yjet zgjodhi të mos votonte një pako ndihmëse të Draghit për qytetarët. Vetë Draghi kishte paralajmëruar se mosvotimi i pakos së tillë do të ishte fatale për koalicionin. Draghi e ofroi dorëheqjen te presidenti javën e kaluar, por nuk u pranua, pasi Mattarella kërkoi që kjo të diskutohej në Parlament fillimisht. Por diskutimi nuk solli asgjë të re, përveç përçarjeve më të mëdha. 

Rënia e tij e mundshme vjen pavarësisht se sondazheve që tregojnë se shumica e italianëve e duan Draghin në krye deri në zgjedhjet e planifikuar për muajin maj të vitit të ardhshëm. Madje, kishte edhe protesta në mbështetje të tij. [Rruga Press/ ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply