Edward P. Joseph qorton SHBA-të dhe BE -në për çështjen e veriut – shpjegon veprimet që duhej t’i ndërmerrnin

Spread the love

Edward P. Joseph qorton SHBA-të dhe BE – në për çështjen e veriut – shpjegon veprimet që duhej t’i ndërmerrnin

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, konkretisht për veriun e Mitrovicës.

Joseph, përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë të drejtë që apelojnë për “përmbajtje maksimale”, por gabojnë rëndë duke etiketuar barrikadat si një formë “proteste paqësore”.

Ai thekson se barrikadat janë një kufizim kërcënues, i paligjshëm i lëvizjes, duke çuar përpara një axhendë armiqësore.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja do duhej të kishin thënë që në fillim “nuk ka lista arrestimi”.

“SHBA-BE kanë të drejtë të përmendin EULEX-in, por gabojnë kur supozojnë se vetëm ‘komunitetet joshumicë’ kanë nevojë për ‘garanci për gjykim të drejtë. Sipas serbëve të Kosovës, Beogradi është përgjegjës për frikësimin e dëshmitarëve në gjyqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, shkroi ai.

Sa i përkët kërkesës së Beogradit për kthimin e trupave serbe në Kosovë, Joseph, konsideron se veprimi i SHBA-së po ashtu edhe Bashkimit Evropian është i gabuar, pasi thekson se ‘konsiderimi’ i kësaj minon autoritetin e vetëm të KFOR-it në një krizë të nxitur nga Beogradi.

“Nuk diskutohet fare”.

Joseph thotë se për sa kohë Serbia ruan levat mbi Kosovën, nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare Beograd – Prishtinë, dhe asnjë përparim vendimtar në Mal të Zi apo Bosnje-Hercegovinë.

“Rekomandimi ynë kryesor është përqafuar nga akademikët, përfshirë në këtë krizë”, shprehet më tutje.

Duke cituar edhe raportin “Nga kriza në konvergjencë – një strategji për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan”, tregon se si mund të arrihet marrëveshja.

“Njohja e Kosovës nga shtetet mosnjohëse evropiane . Në vend të një apeli të thjeshtuar për mosnjohësit që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, raporti ynë shpjegon se si mund të arrihet. Një shembull mund të realizohet brenda disa ditësh dhe menjëherë të qetësohen tensionet në veri”, shprehet ai.

Joseph përmend edhe kthimin e trupave të KFOR-it, rritjen e numrit të tyre në Kosovë.

“Spanja dhe Sllovakia mund të kthejnë kontigjentin e vogël të trupave të NATO-s. Rribashkimi me trupat greke dhe rumune që nuk u larguan kurrë. Kjo do të dërgonte sinjal të menjëhershëm për të gjitha palët për kufizim. A i ka kërkuar administrata Biden dy aleatëve të saj që të ndërmarrin këtë hap të drejtpërdrejtë pa kosto”, shkroi Joseph.[Rruga Press/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply