Erdogan udhëton për në Kiev me shpresën për të qenë një ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë

Spread the love

Erdogan udhëton për në Kiev me shpresën për të qenë një ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti turk Tajip Erdogan ka udhëtuar të enjten që lam pas për në Ukrainë, pasi propozoi që Ankaraja të jetë ndërmjetëse në qetësimin e tensioneve me Rusinë, pa mbajtur anën. Një zyrtar turk i tha Reuters se, Ankaraja pret që tensionet të zbuten vërtet pas një takimi në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ankaraja dhe Kievi njoftuan një ditë më parë se do të nënshkruanin disa marrëveshje, përfshirë atë për tregtinë e lirë.

Rusia hedh poshtë pretendimet perëndimore se po planifikon një pushtim të Ukrainës dhe kërkon garanci sigurie që NATO nuk do të zgjerohet më tej në lindje ose nuk do të instalojë sisteme raketore në Ukrainë.

Vizita e Erdoganit vjen pas një vizite në Kiev të krerëve të NATO-s nga Britania e Madhe, Polonia dhe Holanda. Turqia ka marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusinë, por tha se si anëtare e NATO-s do të bëjë atë që është e nevojshme nëse Rusia sulmon.

Ankaraja ofroi të ndërmjetësonte në nëntor dhe burimet diplomatike turke zbuluan muajin e kaluar se si Kievi ashtu edhe Moska, janë të hapur ndaj kësaj ideje. Një tjetër zyrtar turk, duke folur në një telefonatë gjithashtu në kushte anonimiteti, tha se, Erdogan do t’u bënte thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, duke shtuar se Ankaraja dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të dy vendet “shumë të rëndësishme”.
Qasja e Turqisë nuk po “merr një anë”, tha zyrtari. “Me iniciativën e Erdoganit dhe me mesazhet që do të dërgojë presim që tensionet të qetësohen”, përfundoi ai.

Turqia ndan Detin e Zi me Ukrainën dhe Rusinë. Erdogan-i tha se një konflikt në rajon do të ishte i papranueshëm dhe paralajmëroi Rusinë se një pushtim nuk do të ishte një veprim i mençur. Megjithëse po ndërton bashkëpunimin për energjinë dhe mbrojtjen me Rusinë, Turqia ka kundërshtuar politikat e Moskës në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Turqia i ka shitur Ukrainës drone të sofistikuar ushtarake. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply