Erdogani shpreson se vizita e Herzogut do të jetë “një pikë kthese në marrëdhëniet izraelito-turke”

Spread the love

Erdogani shpreson se vizita e Herzogut do të jetë “një pikë kthese në marrëdhëniet izraelito-turke”

Prishtinë, 9 mars – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se takimi i tij me homologun izraelit, Isaac Herzog ,ishte një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy vendeve, raportoi Izraelit Ynet.

“Jam shumë i kënaqur që kam pritur Presidentin e nderuar Herzog këtu në rezidencën tonë në Ankara. Besoj se kjo vizitë historike do të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit”, tha ai në një deklaratë të përbashkët me Presidentin Herzog, pas një takimi dy orësh në Pallatin Presidencial në Ankara.

Herzog është lideri i parë izraelit që viziton Turqinë pas 14 vjetëve. Marrëdhëniet Izrael-Turqi u zyrtarizuan në mars të vitit 1949, kur Turqia ishte shteti i parë mysliman që njohu Izraelin. Të dy vendet i kanë dhënë përparësi të lartë bashkëpunimit ushtarak, strategjik dhe diplomatik, duke ndarë shqetësimet rreth paqëndrueshmërisë rajonale në Lindjen e Mesme. Por vitet e fundit mes të dy shteteve kanë qenë  marrëdhëniet të keqësuara dhe përkeqësimi filloi me qeverisjen e Erdoganit. Ka pasur disa incidente , me ç’rast janë vrarë shtetas izraelitë dhe turq. Erdogani ka mbajtur vazhdimisht anën e Palestinës, duke refuzuar të dënojë Lëvizjen Hamas.

“Shpreha rëndësinë që i kushtojmë uljes së tensioneve në rajon dhe gjetjes së zgjidhjeve përmes politikave të dy vendeve.Kam tërhequr vëmendjen për përmirësimin e kushteve të jetesës së palestinezëve,” tha Erdogan pas takimit, duke shtuar se Turqia pret që Izraeli të lehtësojë veprimet e mëtejshme humanitare që synojnë popullin palestinez. Nga ana tjetër, Erdogani e dënoi antisemitizmin si “krim kundër njerëzimit” dhe tha se “turqit dhe hebrenjtë janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës shekullore”. Nuk do të lejojmë që kjo histori e gjatë dhe e veçantë të lërë në hije.” Herzog tha se “Izraeli dhe Turqia” mund dhe duhet të bashkëpunojnë në shumë fusha në rajonin që të gjithë e quajmë shtëpi “dhe njoftoi se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do ta vizitojë Izraelin muajin e ardhshëm.

Një fushë e veçantë me interes për Turqinë dhe Izraelin është gazi natyror. Erdogan tha se vizita  paralajmëron një “epokë të re” dhe se të dy vendet mund të punojnë së bashku për të transportuar gazin izraelit në Evropë, duke ringjallur një ide të diskutuar për herë të parë më shumë se 20 vjet më parë.  [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply