G-20: Ministrat e Jashtëm nuk arritën një konsensus për luftën në Ukrainë

Spread the love

G-20: Ministrat e Jashtëm nuk arritën një konsensus për luftën në Ukrainë

India tha të enjten se ministrat e jashtëm të Grupit të Njëzet (G-20) nuk arritën një konsensus për luftën ruso-ukrainase në një takim në Nju Delhi, raporton Anadolu.

Zagreb/Prishtinë, 2 mars 2023 – Diplomatët më të lartë të forumit të G-20 nuk mund të “peshonin qëndrimet” për Ukrainën prandaj “kishte dallime” në gjykimin e tyre për çështjet që lidhen me konfliktin, tha Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar në një konferencë për shtyp pas takimit dy-ditor. Megjithatë, ai shtoi se kanë arritur një marrëveshje për shumë çështje. “U arrit marrëveshje e madhe për një numër të madh çështjesh si forcimi i multilateralizmit, promovimi i sigurisë së ushqimit dhe energjisë, ndryshimi i klimës, çështjet gjinore, lufta kundër terrorizmit,” nënvizoi Jaishankar.

Deklarata e përbashkët nuk mund të lëshohej pas takimit të ministrave të jashtëm. Në vend të kësaj, u botua “Përmbledhja e Kryesisë dhe Dokumenti i Rezultateve”.
“Shumica e anëtarëve e dënuan ashpër luftën në Ukrainë dhe theksuan se ajo po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe po përkeqëson dobësitë ekzistuese në ekonominë globale duke kufizuar rritjen, duke rritur inflacionin, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit, duke rritur pasigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe duke rritur rreziqet për financat dhe cenuar stabilitetin”, thuhet në këtë dokument.

Ngjarja erdhi disa ditë pasi një takim i shefave të financave të bllokut në Bengaluru, kryeqyteti i shtetit jugor të Karnataka, përfundoi javën e kaluar në një ngërç mbi luftën në Ukrainë i imponuar nga Rusia dhe Kina.

Takimi, i cili filloi me një darkë gala të mërkurën në mbrëmje, ishte i dyti që kur India mori kryesimin e G-20 më 1 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas ministrisë së jashtme të Indisë, më shumë se 40 delegacione morën pjesë në takim, duke përfshirë diplomatë të lartë nga Turqia, Rusia, Kina dhe SHBA. Ky takim sidoqoftë ishte “një nga mbledhjet më të mëdha të ministrave të jashtëm të organizuar nga çdo presidencë e G-20”. Blloku është një platformë strategjike shumëpalëshe që lidh ekonomitë kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim, të cilat përbëjnë më shumë se 80% të PBB-së globale, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë së botës. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply