G7 premtoi 32 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në 2023.

Spread the love

G7 premtoi 32 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në 2023.

Prishtinë/Zagreb, 22 dhjetor-  Grupi i G7 i vendeve të pasura ka premtuar deri në 32 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën vitin e ardhshëm, thanë ministrat e tyre të financave në një deklaratë të përbashkët të enjten, duke shtuar se ata janë të gatshëm të japin më shumë nëse është e nevojshme, raporton Reuters.

“Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj nevojave urgjente financiare afatshkurtra të Ukrainës,” thanë ministrat, duke inkurajuar donatorët e tjerë që të rrisin kontributet e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta.

Premtimi prej 32 miliardë dollarësh nga vendet e G7 përfshin 19 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë. Kjo shumë ose është paguar pjesërisht ose është në proces për t’ju paguar Ukrainës, sipas një deklarate nga ministrat e SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Mbështetja për Ukrainën pas pushtimit rus të vendit mbetet një prioritet i G7, tha ministri gjerman i Financave, Christian Linder. Gjermania, e cila kryesoi grupin G7 këtë vit, po ia dorëzon atë pozicion Japonisë për vitin 2023. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply