Gjermania njoftoi se do të ndalojë blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe naftës më 31 dhjetor

Spread the love

Gjermania njoftoi se do të ndalojë blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe naftës më 31 dhjetor

Prishtinë, 13 korrik – Gjermania do të ndalojë plotësisht blerjen e qymyrit rus më 1 gusht dhe të naftës ruse më 31 dhjetor. Me këtë rast ne do të përjetojmë si shtet një ndryshim të madh sa I përket  burimit të furnizimit me energji të vendit, tha zëvendësministri i Financave Joerg Kukies në një konferencë në Sidnej, raporton Reuters.

Sfida kryesore përpara do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të lihet kur Bashkimi Evropian të heqë dorë nga 158 miliardë metra kub gaz të furnizuar çdo vit nga Rusia, tha Kukies. “Për disa javë nuk do të kemi më qymyr rus”, tha ai në Forumin Energjetik të Sidneit, të organizuar nga qeveria australiane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Rusët më parë furnizonin kuotën prej 40 për qind të qymyrit  që konsumon  Gjermania  dhe 40 për qind të naftës, tha ai. “Kushdo që e njeh historinë e naftësjellësit të Druzhbës, i cili tashmë ishte një mjet i perandorisë sovjetike mbi Evropën Lindore, e di se të heqësh qafe atë varësi nuk është një gjë e parëndësishme, por ne do ta arrijmë atë brenda disa muajsh”, tha. Kukies.

Gjermania po zhvillon me shpejtësi terminalet e importit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për të ndihmuar në plotësimin e boshllëkut në furnizimet me gaz, por ai theksoi se ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Katari së bashku mund të dërgojnë rreth 30 miliardë metra kub gaz në formë LNG në Evropë, nuk është ende sasia e duhur. Megjithëse Gjermania është e fokusuar në kalimin në emetimet neto zero dhe legjislacioni i miratuar së fundmi për të përshpejtuar zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, gazi do të jetë çelësi për këtë ndryshim, tha Kukies. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply