Hapet llogaria bankare për “Fondin e Sigurisë”

Spread the love

Hapet llogaria bankare për “Fondin e Sigurisë”

Prishtinë, 2 mars – Është hapur llogaria bankare për “Fondin e Sigurisë”.

Të martën është themeluar Fondi i Sigurisë. Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve që dedikohen për këtë fond. Llogaria është funksionale nga dita e sotme.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sipas autorizimit të Kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj . Llogaria është funksionale nga sot 2 Mars 2022, dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit”, thuhet nga MF-ja.


Spread the love


Leave a Reply