Hovenier: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Spread the love

Hovenier: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Prishtinë, 25 tetor 2022 – Ambasadori i Shteteve të Bashkara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje për përmbylljen më të shpejtë të dialogut midis Kosovës e Serbisë dhe për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Traktatit Veriatlantik (NATO).

 Ai e ka cilësuar si objektiv strategjik të Shteteve të Bashkuara vendosjen e paqes së qëndrueshme në vendet e rajonit.

“Pra, ne e mbështesim Kosovën që ta marrë vendin e saj në strukturat dhe kombet euroatlantike dhe për një gjë të tillë lypset punë e madhe përkitazi me dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë qëllim, por, po ashtu, që të arrihet që FSK-ja ta përmbushë mandatin e saj dhe të dëshmojë se është një forcë ndërvepruese me NATO-n, një forcë mbrojtëse territoriale. Ne mendojmë, po ashtu, se Kosova duhet të jetë në NATO, dhe kjo është njëra prej mënyrave se si do të arrijë atë”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori Hovenier i ka bërë të martën në Prishtinë, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga “The Economist”, ku është diskutuar mbi sigurinë, ekonominë dhe paqen në gjashtë vendet e Ballkanit.

Ndërkaq, emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka premtuar mbështetje për anëtarësimin  Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Duhet ta inkurajojmë sa më shumë që Kosovën në rrugën euro-atlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Peach.

Ish-kryetari i Parlamentit të Evropës, Martin Schulz, e ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po i menaxhon krizat.

“Në këtë botë multipolare Evropa duhet t’i japë përgjigje rolit që vetë Bashkimi Evropian dëshiron ta luajë dhe ka mundësi të luajë. Kjo është qenësore, kjo ndoshta e përshkruan rëndësinë që duhet ta ketë BE-ja. Për çdo gjë që ka në tryezë është e paqartë, për çkado që ka në agjendë apo në trajtim është e paqartë. Gjithmonë shmang ose shtyn tutje vendimet e domosdoshme. Në sytë e mi, kjo është katastrofike, sepse pjesët e tjera të kësaj bote shumëpolare janë shumë më të vendosura, shumë vendimtare dhe vepruese në drejtimet e tyre dhe, për mendimin tim, shumë të rrezikshme”, ka Schulz.

Shumica e pjesëmarrësve në samit u pajtuan se agresioni i Rusisë në Ukrainë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të mallrave e shërbimeve janë tri problemet kryesore në rajon dhe në botë. [Illyria]


Spread the love


Leave a Reply