INSTITUTIT SHQIPTAR PËR GJEOPOLITIKË

Spread the love

INSTITUTIT SHQIPTAR PËR GJEOPOLITIKË

Nr. 1 – dt. 30.01.2023

Prishtinë

Në bazë të analizave tona të rrjedhave aktuale dhe zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe politike ne Ballkan dhe në kuadrin e luftës së Ukrainës;

Me përgjegjësinë profesionale dhe akademike të anëtarëve të Institutit;

Me të drejtën dhe detyrën e dhënies së opinionit politik nga pozitat shqiptare, dhe drejtuar komunitetit vendor dhe atij ndërkombëtar;

Duke qenë thellësisht të shqetësuar dhe maksimalisht të interesuar për problemet dhe ecuritë e proceseve, posaçërisht ecurisë së dialogut, ndërlidhur me planin franko-gjerman;

Të gjithë studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, pa përjashtim, i drejtohen opinionit publik të Republikës së Kosovës dhe atij ndërkombëtar, me këtë:

KOMUNIKATË

1. Procesi i dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet ekskluzivisht në përputhje me parimet dhe standardet e së drejtës ndërkombëtare – në mes shteteve – palëve plotësisht të barabarta, në përputhje të plotë me dispozitat e konventës së Vjenës.

2. Dialogu është në interes të të dy shteteve, ndaj si i tillë duhet të jetë dinamik, serioz. intensiv , parimor, rezultativ dhe produktiv.

3. Dialogu duhet të bazohet në parimin e mirënjohur, e të gjithë pranuar dhe të pa zëvendësueshëm ndërkombëtar – reciprocitetin- që nënkupton premisën maksimalisht autentike të barazisë së palëve në proces, që do të thotë se çka i lejohet ( pranohet) njërës palë, i lejohet (pranohet) palës tjetër.

4. Dialogu duhet të jetë transparent, objektiv, përfundimtar, i pranueshëm për të dy palët dhe domosdoshmërisht duhet të mbyllet me një marrëveshje bilaterale e cila në brendi të sajë duhet ta ketë njohjen reciproke në mes të dy vendeve.

5. Nuk ka mandat as të drejtë Qeveria e Kosovës, as Kuvendi i saj dhe as partitë politike dhe askush tjetër- qoftë ai përfaqësues apo substitues tjetër alternativ apo asiociativ, që ta marr përsipër, ta minimizoj, s’postoj, dhe as ta zëvendësoj rolin, peshën e rëndësinë e qetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht të opinionit të tij dërrmues a dominues publik, e as të flas e as të veproj, eventualisht në emër dhe përllogarit të tyre.

6. Pozita e minoriteteve në Republikën e Kosovës në veçanti e minoritetit serb është e barabartë me të tjerët madje edhe e favorizuar, ndaj në planin e publikuar evropian – as që duhet respektivisht as të lejohet  të superiorizohet dhe as të modifikohet kjo pozitë e tyre – qoftë edhe në nivel afirmativ; për arsye se po e njëjta pozitë tashmë është e rregulluar sipas standardeve, niveleve dhe përmbajtjeve më të larta ndërkombëtare, modele e standarde këto, të cilat nuk kanë shembull të njëjtë as të ngjashëm askund në botën bashkohore.

7. Në propozim planin e ashtuquajtur franko-gjerman, studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit tonë, kanë rezerva serioze në shumë nga pikat e tij.

8. Ndërmjetësit ndërkombëtar sikurse edhe gjithë bashkësia ndërkombëtare e involvuar në dialogun Kosovë Serbi, pa vonesë lypset ta detyroj Serbinë që vendosmërisht t’ia vëjë sanksionet Rusisë ekspansioniste me të cilën koketon dhe bashkëpunon si asnjë shtet tjetër evropian. E pastaj të përfundohet dialogu me Kosovën për çështjet ekskluzivisht shtetërore reciproke- në me s dy shteteve, sepse në të kundërtën Serbia do të vazhdoj lojën e saj mashtruese ndaj të gjithë neve; nuk do të tërhiqet nga përqafimi rus dhe për pasoj as nuk do të zbatoj asnjë kapitull, dispozitë, shtojcë apo shkronjë të marrëveshjes eventuale e cila domosdoshmërishtë duhet të jetë përfundimtare, me njohje reciproke brenda saj, e jo një lojë apo tallje diplomatike siç po bënë tani me ne; me ndërmjetësit ndërkombëtar dhe me hemisferën perëndimore përgjithësisht.

9. Epilogu i dialogut i reprezentuar dhe transponuar në planin franko-gjerman dhe çfarëdo marrëveshje qoftë me Serbinë, sa i përket Kosovës, përfundimisht dhe meritorisht duhet të miratohet përmes referendumit qytetar; ndaj i bëhet thirrje serioze Qeverise dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, që urgjentisht ta procedojnë dhe ta miratojnë Ligjin për Referendumin.

10. Përndryshe sipas mendimit dhe përshtypjeve të punonjësve të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, veprimet e gjertanishme të ndërmjetësuesve dhe emisarëve orkestral gjithandej Evropës dhe më gjerë, fatkeqësisht janë të një anshme, jo parimore dhe skajshmërisht të pa drejta  ndaj Kosovës, sepse me propozim- planin franko gjerman, me presione të pa para dhe të pa precedent në historinë e diplomacisë botërore, nga Kosova kërkohen koncesione të pa pranueshme, madje edhe fatale për shtetësinë, sovranitetin, ardhmërinë dhe perspektiven e saj.

11. Me planin franko -gjerman, Serbia e boshtit neofashistë Moskë- Beograd po favorizohet, joshet dhe përkëdhelet në mënyrë ta pa precedent duke i lejuar të njëjtës që të krijoj jo vetëm një Republikë serbe të Re në Kosovë, por edhe një Serbi të trete në zemër të Kosovës(pika 7 e planit)

12. Kjo nuk mund të jetë dhe as që do të jetë as marrëveshje për stabilizim, dhe as për normalizim, e aq më pak për njohje reciproke; për paqe dhe koekzistencë paqësore në mes të dy shteteve. Përkundrazi, do të jetë rrezikim i paqes, stabilitetit dhe demokracisë jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan dhe Evropën gjithandej.

13. Kjo do ishte kthim pas; tejkalim i Planit të Ahtisarit, madje edhe tejkalim pikave të propozimit  Bankimun +++++ dhe do të ishte hapje e pakos së re, irracionale, të pa precedan dhe të pa pranueshme për Kosovën. Pra ky kthim prapa do të nënkuptonte edhe rrezikimin deri në substancë dhe shpërbërjes të Republikës së Kosovës, do të thotë konflikt të mundshëm në Kosovë dhe me gjerë mbase.

14. Këto veprime të ndërmjetësuesve dhe emisarëve ndërkombëtar e sikurse edhe plani i ashtuquajtur franko- gjerman, janë sa jo parimore dhe të papranueshme dhe të pa zbatueshme për opinionin publik jo vetëm Kosovë por edhe atë Evropian demokratik.

15. Heqja e pikës mbirelevante të njohjes reciproke në versionin e fundit të planit franko-gjerman, është diversion diplomatik dhe padrejtësi flagrante, ngase pa të, ne e konsiderojmë se nuk mund të ketë as dialog të drejtë, efikas dhe efektiv e as korrektesë dhe as trajtim të barabartë te palëve dhe as marrëveshje të mirëfilltë dhe të pranueshme për të dy palët dhe të zbatueshme njëkohësisht.

16. Propozim plani franko-gjerman duhet të përplotësohet dhe modifikohet edhe më shumë – për të qenë i pranueshëm dhe i zbatueshëm për dhe nga qytetarët e republikës së Kosovës.
Ai si i tillë, pra i përplotësuar konform kërkesave të Serbisë, mendojmë ne, fatkeqësisht, le hapur (dhe hapësirë të lirë) çështje të pa zgjidhura ndërshtetërore, andaj si i tillë, duke qenë amull për nga natyra dhe përvoja, jo vetëm që është i padrejtë por tërësisht i pa pranueshëm për qytetarët e Kosovës.

17. Ne konsiderojmë se propozim plani franko- gjerman, nuk mund të jetë i pranueshëm edhe sa i përket tendencës së majorizimit ekstrem, të pa precedent – mbishtetëror – të mbi vendosjes kinse rregulative; në  fakt superiorizuese- në relacion me bashkësitë e tjera fetare e kishës ortodokse në Republikën e Kosovës, pozita e së cilës është asimetrike, favorizuese- tashmë e hiper rregulluar me pako speciale legjislative- si askund tjetër në botë. Ky propozim tentativ, si i tillë, nëse pranohet, do të ketë rrjedhoja por edhe probleme në teren. Parapremisat e pretenduara të propozim planit, lidhur me ketë çështje, krijojnë precedan të shtetit të dyfishtë religjioz në një shtet laik demokratik. Si i tillë ai është rast i pa precedan në analet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

18.  Imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, prek interesat kombëtare, rrjedhimisht jo vetëm të Kosovës.


Spread the love


Leave a Reply