Izraeli sulmoi Gazën pavarësisht apelit të SHBA-së për paqe

Spread the love

Izraeli sulmoi Gazën pavarësisht apelit të SHBA-së për paqe

Prishtinë/Zagreb, 2 shkurt- Ushtria izraelite tha se sulmoi Gazën gjatë natës të enjten, disa orë pasi përgjoi një raketë të lëshuar nga Gaza dhe pas thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara për të qetësuar gjendjen dhe pamundësuar përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Bregun Perëndimor, shkruan Reuters.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Ushtria tha se sulmet e saj ajrore synonin vendet e prodhimit të raketave dhe armëve të përdorura nga Hamasi, grupi islamik që sundon brezin e bllokuar, në përgjigje të lëshimit të raketës të së mërkurës.

Shpërthime të fuqishme tronditën ndërtesat dhe ndriçuan qiellin e natës mbi Gaza ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan përsëri në zonat izraelite përreth Rripit, duke paralajmëruar për më shumë sulme me raketa para agimit të së enjtes.

Që nga e mërkura, Hamasi nuk ka marrë përgjegjësinë për raketat e lansuar, por as lëvizja më e vogël e Xhihadit Islamik e mbështetur nga Irani, e cila gjuajti raketa ndaj Izraelit javën e kaluar. Krahu i armatosur i Frontit të majtë Demokratik për Çlirimin e Palestinës tha se hodhi raketa në Izrael herët të enjten në përgjigje të sulmeve ajrore dhe “agresionit sistematik” kundër të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Shkëmbimi i zjarrit rinovoi tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve pasi një person i armatosur palestinez vrau shtatë persona pranë një sinagoge në Jerusalemin Lindor dhe një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor vrau 10 palestinezë.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken bëri thirrje për qetësi në fund të një vizite në rajon të martën, në të cilën ai ripohoi mbështetjen e Uashingtonit për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e gjatë për dekada me radhë. Diplomatja e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, Barbara Leaf, dhe Përfaqësuesi Special i SHBA për Çështjet Palestineze, Hady Amr, qëndruan tutje në rajon për të vazhduar bisedimet për de-përshkallëzimin e gjendjes.

Në një postim në Twitter pas lëshimit të raketës të mërkurën, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili mbikëqyr burgjet, tha se do të vazhdojë me planet për të shtrënguar kushtet për të burgosurit palestinezë, për të shfuqizuar kushtet e kampeve verore për terroristët vrasës. tha ai, duke shtuar se kishte kërkuar mbledhjen e kabinetit të sigurisë.

Izraeli ka nisur sulme pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor si kundërpërgjigje pas një serie sulmesh vdekjeprurëse nga palestinezët në Izrael vitin e kaluar, duke çuar në një janar të përgjakshëm për palestinezët, në të cilin u vranë 35 veta, militantë dhe civilë. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply