Këshilli i Europës përjashton Rusinë

Spread the love

Këshilli i Europës përjashton Rusinë

Prishitnë, 16 mars – Këshilli i Europës përjashton Rusinë nga antarësimi në organizatën kryesore europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës vendosi në një takim të jashtëzakonshëm në 16 mars, që Rusia të pushojë së qenuni anëtare pas 26 vjetësh në këtë organizatë.

Vendimi për përjashtimin e Rusisë nga kjo organizatë është marrë në kuadër të procedurës të inicuar bazuar në nenin 8 të Statutit të Këshillit të Europës.

Një ditë më parë Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës kishte miratuar njëzëri mendimin se Rusia nuk mund të jetë më anëtare e kësaj organizate. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply