Kina i rikthehet projektit ambicioz „Morava dhe Vardar/Axios“

Spread the love

Ambiciet e Kinës nuk ndalen vetëm në Mesdhe.
Ato shtrihen drejt Ballkanit dhe Europës Qendrore e tutje.
Ajo planifikon
Lidhje vertikale nga Danubi drejt Selanikut”.
Kina rikthen mega-projektin e 1800-s, rruga tregtare që forcon Greqinë dhe dobëson Turqinë në Mesdhe

Prishtinë, 24 korrik – Kina po konsideron të ndërtojë një rrugë tregtare të kanaleve nga deti Egje në lumin Danub për të lidhur Greqinë dhe Evropën Qendrore përmes Ballkanit në mënyrë që të përshpejtojë transportin e mallrave.

Kjo do të ishte një pjesë e iniciativës ‘Rruga e mëndafshit’ prej 3 trilionë dollarë për të kapërcyer hendekun e infrastrukturës përgjatë rrugëve tregtare në Afrikë, Azi dhe Evropë.

Kjo gjithashtu sinjalizon ambicien e gjigantit aziatik për të luajtur një rol edhe më të spikatur në çështjet globale.

Sipas medias greke, Kina tashmë ka krijuar një terren të fortë në Mesdhe duke zotëruar portin kryesor në Greqi, atë të Pireut, përmes COSCO, i cili ka caktuar portin e Pireut si më të rëndësishmin në Europë dhe po investon qindra miliona euro në zgjerimin e tij. Sidoqoftë, porti që do të përdoret në rast se materializohet rruga tregtare e kanalit Ballkanik do të jetë Porti i Selanikut.

Plani që po shqyrtohet nga Kina është një lidhje vertikale midis Danubit, lumit të dytë më të gjatë të Evropës dhe bregdetit verior të Egjeut të Greqisë, përkatësisht portit të Selanikut. Rruga e lundrueshme do të kalojë përmes lumenjve Morava dhe Vardar/Axios, duke arritur kështu në Evropën Qendrore pa rrethuar Mesdheun.

Projekti potencial do të sillte ndryshime rrënjësore në opsionet e transportit në rajonin e gjerë evropian.

Plani për të ndërtuar një rrugë tregtare të kanalit në Evropën Qendrore përmes Ballkanit kërkon marrëveshje bilaterale me të gjitha vendet e përfshira. Në mënyrë të veçantë, Kina duhet të bie dakord me Greqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, si dhe vendet e Evropës Qendrore.

Nëse kjo rrugë tregtare realizohet, vendet e Ballkanit dhe Evropës Qendrore do të marrin mallra më lirë dhe më shpejt, eksportet do të kushtojnë më pak gjithashtu.

Ideja për të lidhur Mesdheun me Danubin në fakt shkon prapa në vitet 1840. Në vitin 1907, Shtetet e Bashkuara krijuan një komision inxhinierik për të parë mundësinë e ndërtimit të këtij projekti. Sidoqoftë, Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë e vunë projektin në ‘ngrirje.’

Një veprim i tillë do të pakësonte pashmangshmërisht fuqinë gjeopolitike të Turqisë në Mesdhe, ndërsa do t’i jepte Greqisë një avantazh si një qendër ndërkombëtare transporti. [Dita/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply