Kina ka refuzuar të furnizojë pjesë ndërruese për linjën ajrore ruse

Spread the love

Kina ka refuzuar të furnizojë pjesë ndërruese për linjën ajrore ruse

Prishtinë, 10 mars – Kina ka refuzuar të dorëzojë pjesë për avionë për linjat ajrore ruse, tha sot Valery Kudinov, një zëdhënës i Administratës së Trafikut Ajror Rosaviatsia, siç raporton agjencia ruse TASS.

Ai tha se kompanitë ruse do të kërkojnë mundësi për të blerë pjesë për avionë nga vende të tjera, potencialisht nga Turqia dhe India. “Çdo kompani do të negociojë për vete,” shtoi Kudinov.

Më 26 shkurt, Këshilli i BE-së ndaloi shitjen, riparimin dhe furnizimin e avionëve dhe pjesëve rezervë për linjat ajrore ruse, si dhe ofrimin e çdo shërbimi sigurimi ose risigurimi për ata avionë. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply