Kina reagoi ndaj vendosjes së sanksioneve antikineze

Spread the love

Kina reagoi ndaj vendosjes së sanksioneve antikineze

Prishtinë, 22 mars – Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Shtetet e Bashkuara, tha dje se sanksionet amerikane shkelin ligjin ndërkombëtar. Sipas tij, në Kinë nuk ka probleme me të drejtat e njeriut. Liria e fesë, shtypit dhe të drejtat e tjera të popullit kinez mbrohen plotësisht, tha diplomati kinez, duke shtuar se sanksionet e SHBA-ve kundër zyrtarëve kinezë cenojnë seriozisht marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës, gjë që Kina e kundërshton fuqishëm.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve kinezë të përfshirë në shtypjen e pakicave kombëtare dhe fetare në Kinë dhe gjetkë. Ai akuzoi Pekinin për persekutimin e aktivistëve ujgurë dhe e quajti gjenocid politikën kineze në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur, ku shumica e popullsisë i përket religjionit islam. Nga ana tjetër, qeveria kineze beson se grupet separatiste të lidhura me terroristët islamikë po veprojnë në rajon.[ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply