Kreu i Pentagonit bisedoi me kolegët e tij nga BE-ja për kërcënimin rus, terrorizmin, Afrikën

Spread the love

Prishtinë, 22 tetor – Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe shefi i Pentagonit Lloyd Austin, folën me Sekretaren daneze të Mbrojtjes,Trine Brahmsen, në Bruksel, më 21 tetor në lidhje me bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për veprimet ruse në një numër rajonesh, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ata “riafirmuan marrëdhënie të fortë dypalëshe të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës” dhe diskutuan “mënyrat për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin mbrojtës”.

Austin dhe Brahmsen “vunë re shqetësime të përbashkëta në lidhje me çështjet që prekin sigurinë transatlantike, përfshirë veprimet ruse në Atlantikun e Veriut, Detin Baltik dhe Ukrainë,” tha Kirby, duke shtuar se ministrat ranë dakord të vazhdojnë të punojnë ngushtë në prioritetet e përbashkëta në të gjithë botën.

Përveç Danimarkës, Austin u takua dje me ministren spanjolle të mbrojtjes, Margarita Robles, për të diskutuar për bashkëpunimin në luftën kundër organizatës terroriste të Shtetit Islamik dhe rëndësinë e krahut jugor të NATO-s. Austin theksoi “rolin e mundshëm destabilizues që ndikimi i dëmshëm i Kinës dhe Rusisë mund të luajë në Afrikë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes u takua gjithashtu me homologen e tij franceze Florence Parley dhe diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit në Sahel dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në rajonin Indo-Paqësor, si dhe mundësinë e forcimit të bashkëpunimit në hapësirën kibernetike dhe gjithësi, thuhet n një deklaratë të lshuar në Pentagon.

Kujtojmë: para takimit të NATO-s në Bruksel në nivel të ministrave të mbrojtjes, kreu i Pentagonit vizitoi Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku dënoi ashpër lëvizjet e Rusisë ndaj këtyre vendeve. [Geopolitika.news/ ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply