Kroacia u bë pjesë e zonës Shengen

Spread the love

Kroacia u bë pjesë e zonës Shengen
Me hyrjen e Kroacisë në Zonën e Schengenit lehtësohet udhëtimi edhe për shqiptarët e diasporës. Po ashtu nga 1 janari 2023 në Kroaci paguhet me euro. Me këto dy të arritura historike Kroacia, prej vitesh anëtare e BE-së dhe NATO-s, e ka përmbyllur rrugën e gjatë të integrimeve euro-atlantike.

Prishtinë, 1 janar 2023 – Në mesnatë, pas më pak se dhjetë vitesh anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Kroacia u bë anëtare e zonës Shengen, duke iu bashkuar klubit me 26 vende të tjera dhe 420 milionë njerëz në zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve, shkruan Hina.

Me ardhjen e Motit të Ri 2023, Kroacia u bë anëtarja e 27-të e zonës Shengen. Janë hequr kontrollet kufitare në pikat kufitare tokësore dhe detare drejt anëtarëve të BE-së, ndërsa më 26 mars do të hiqen edhe ato në aeroporte.

Zona Shengen, e cila u zgjerua për të përfshirë Kroacinë për herë të parë pas dhjetë vjetçve, tani përbëhet nga 23 shtete anëtare të BE-së prej 27 anëtarë të BE-së, sa janë; kësaj zone I bashkohen edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Bullgaria dhe Rumania, të cilat nuk morën miratimin e anëtarëve të tjerë në fillim të dhjetorit, si dhe Qiproja dhe Irlanda, nuk janë në zonën Shengen.

Zona Shengen ka më shumë se katër milionë kilometra katrorë dhe deri më tani ka pasur rreth 420 milionë banorë, sipas faqes së internetit të BE-së.

3.5 milionë njerëz kalojnë çdo ditë kufijtë e ‘shfuqizuar’ dhe rreth 1,7 milionë prej tyre jetojnë në një shtet anëtar dhe punojnë në një tjetër. Vlerësohet se 1.25 miliardë njerëz kalojnë çdo vit në zonën e lëvizjes së lirë.

Në rrugën drejt ‘rrethit të brendshëm’ të BE-së, Kroacia përmbushi 281 rekomandime në tetë fusha, duke kaluar kështu kontrollin më të plotë dhe më të detajuar deri më tani.

Zona Shengen, e konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të BE-së, filloi në 1985 midis pesë anëtarëve – Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.

Emrin e ka marrë sipas Shengenit, një vend i vogël në Luksemburg, që ndodhet në kufirin me Gjermaninë dhe Francën, ku u nënshkruan marrëveshjet e themelimit.

Nga 1 janari 2023 Kroacia shënon edhe një arritje tjetër: në këtë vend tani e tutje do të paguhet me euro, me valutën e përbashkët të BE-së, e cila përtej eurozonës vlen edhe në Mal të Zi dhe në Kosovë

Valuta kroate kuna i takon tashmë të kaluarës. Shkëmbimi aktual është 7,53 kuna për një euro. Meqë inflacioni në Kroaci në nëntori arriti në 13,5 për qind, shumë qytetare e qytetarë kroatë frikësohen se me valutën e re euro shumë çmime do të rriten. Siç shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” para një viti askush nuk ka guxuar ta marrë me mend se euron mund ta aplikojë si valutë një shtet me 13 për qind inflacion. Agresioni rus kundër Ukrainës ka ndryshuar shumë gjëra. Me rastin e pranimit të Kroacisë në eurozonë dhe në Zonën e Schengenit BE ka mbyllur së paku njërin sy. Për të shënuar ditën historike të hyrjes së Kroacisë në eurozonë për vizitë në Zagreb ka qëndruar kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply