Kurti: Kosova meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Spread the love

Kurti: Kosova meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Tiranë, 12 maj 2023 – Kryeministri Albin Kurti ishte folës kryesor në konferencën e mbajtur sot nga Grupi i Ballkanit për Politika me temën ‘”Balkan Dialogues Initiative”.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se platformat si këto janë një agora e rëndësishme, ku idetë takohen, përplasen dhe luftojnë me njëra-tjetrën për të krijuar një sintezë të ekuilibruar.

Fjalimin e tij kryeministri e nisi duke përmendur luftën në Ukrainë, nga siç tha ai agresori rus me ambicie hegjemoniste dhe ndërsa njerëzit luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre, koncepte të tilla si liria, uniteti dhe solidariteti duhet të bëhen veprime që drejtojnë politikën tonë të jashtme.

Kjo, siç tha ai, është arsyeja pse Kosova e ka harmonizuar politikën e saj të përbashkët të sigurisë së jashtme me atë të BE-së dhe ka aplikuar të gjitha pakot e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

“Nuk ka asnjë mospajtim nëse Kosova duhet të vendosë sanksione dhe të rreshtohet me BE-në, sepse vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore, demokratike në Evropë që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin dhe jemi në anën e luftës çlirimtare të populli ukrainas’’, u shpreh ai.

Në konferencën e sotme, kryeministri foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE. Pas kalimit me sukses të fazës së parë të

anëtarësimit në Këshillin e Evropës, tash së fundmi, raportit pozitiv për vendin të vitit të kaluar dhe vendimit të liberalizimit të vizave pas gjithë asaj vonese, kryeministrit Kurti tha se që Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që Kosova meriton statusin kandidat.

Sa i përket dialogut me Serbinë, ai theksoi se jemi të përkushtuar, konstruktivë dhe kreativë dhe se beson se Marrëveshja Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, sepse bazohet në parime universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integriteti territorial, pavarësisë, heqjen dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin i misioneve diplomatike me ambasadorë, njohja e simboleve shtetërore, vulave doganore, targave dhe e pasaportave.

Në fund, ai tha se reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe suksesi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur në rrugën e duhur drejt të ardhmes evropiane. [Rruga Press]


Spread the love


Leave a Reply