Kurti për “El Pais”: Spanja duhet të na njohë, Katalonja nuk është rast i njëjtë

Spread the love

Kurti për “El Pais”: Spanja duhet të na njohë, Katalonja nuk është rast i njëjtë

Prishtinë, 19 gusht – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Spanja duhet dhe do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”  ka thënë se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës.

“Por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare: “Spanja Asnjëherë nuk duhet krahasuar me Serbinë, sepse Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë”. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja do të demonstronte se Katalonja dhe vendi Bask janë plotësisht ndryshe nga rasti ynë” – ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kryeministri Kurti ka thënë se në nëntor do ta vizitojë Madridin.

“Në nëntor do të ketë një takim të Internacionalja Socialiste në Madrid, dhe partia ime është gjithashtu anëtar. Kështu që mezi pres të shkoj në Madrid” – ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur se çfarë do t’i thotë kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Kurti ka thënë se do ta ftoj në vizitë.

“Ka bërë xhiro nëpër Ballkan dhe nuk ka ardhur në Kosovë. Kështu që na ka borxh një vizitë” – ka thënë ai.

Kryeministri Kurti në intervistën e tij për ‘El Pais’ ka folur edhe për rolin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin ka thënë se është i fiksuar me Kosovën.

“Mendoj se Putini e urren BE-në dhe është një njeri i luftës që kërkon të destabilizojë kontinentin evropiane. Ai filloi të ndjehej nostalgjik për Bashkimin Sovjetik dhe përfundon të ndjehet nostalgjik për Bashkimin Sovjetik perandoria ruse. Është i fiksuar me Kosovën” – ka thënë Kurti.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur ende as Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.

Gjatë një vizite që në Shqipëri, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare.

“Ne mendojmë që një deklaratë e një anshme për pavarësi, ky është opinioni i qeverisë spanjolle. Ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij praninmi dhe këtë e themi me gjithë respektin që e kemi për popullin shqiptar. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare” – kishte thënë ai.


Spread the love


Leave a Reply