Kurti: Propozimit evropian duhet t’i bashkangjisim një plan të mirëfilltë zbatimi, gjithpërfshirës dhe efikas

Spread the love

Kurti: Propozimit evropian duhet t’i bashkangjisim një plan të mirëfilltë zbatimi, gjithpërfshirës dhe efikas

Prishtinë, 8 mars 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zhvillimet në kuadër të dialogut.

Gjatë një vizite në një biznes vendor në Prishtinë, Kurti foli edhe për takimin e radhës që pritet të zhvillohet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Me këtë datë kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se pritjet janë se do të vazhdojnë përgatitjet për këtë takim dhe të shihet se si do të mund t’ia bashkangjisin propozimit evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi.

“Pritjet tona janë se do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkangjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe efikasiteti”, tha ai.

Gjithashtu Kurti ka ripërsëritur se është i gatshëm të nënshkruajë propozimin evropian.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur ishim në Bruksel, andaj e kuptoni që për marrëveshje duhet palët dhe nuk mjafton vetëm njëra “, tha ai.

Sipas Kurtit, është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjalë me një preambulë dhe 10 Nene gjithsej tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt.

“Pse nuk ka nënshkrime? Besoj që përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, tha ai. [Rruga Press]


Spread the love


Leave a Reply