Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez – i hapë rrugë negociatave me BE-në

Spread the love

Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez – i hapë rrugë negociatave me BE-në

Prishtinë, 16 korrik – Ligjvënësit në Maqedoninë e Veriut miratuan të shtunën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Franca me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe përfundimit të negociatave të gjata për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raporton Reuters.

Kuvendi i Maqedonisë, i përbërë nga 120 përfaqësues, e votoi marrëveshjen me 68 vota “pro”. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe u larguan nga salla.

Marrëveshja parasheh ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për të njohur pakicën bullgare, ndërsa çështjet e mbetura po diskutohen midis Shkupit dhe Sofjes. Propozimi nuk kërkon që Bullgaria të njohë gjuhën maqedonase. Në këmbim, Bullgaria do të lejojë fqinjin e saj të Ballkanit Perëndimor të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Blloku kryesor i partisë nacionaliste të opozitës VMRE-DPMNE ka udhëhequr protestat e përditshme që nga fillimi i korrikut mbi marrëveshjen, e cila sipas tyre kërcënon gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në këtë marshutë të nacionalizmit të shpikur maqedon objekt sulmi ishin edhe shqiptarët autokton në Maqedonin e Veriut!

Pas miratimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e partisë në pushtet shfaqën flamujt e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Parlamenti bullgar tërhoqi veton mbi bisedimet maqedonas-BE muajin e kaluar. Ky akt ndezi protesta në Bullgari dhe kontribuoi në votën e mosbesimit që rrëzoi qeverinë.

Maqedonia e Veriut, ish-republika jugosllave e gjashtë, e ngritur kryesisht në hapësirën shqiptare dhe pjesërisht bullgare, ka qenë kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet, por miratimi për negociata u bllokua fillimisht nga Greqia dhe më pas nga Bullgaria. Këtë bllokadë që të dy shtetet fqinje e ndërlidhnin me interesat e tyre nacionale, duke i imponuar, Greqia, ndrrimin e emrit, ndërkaq Bullgaria, njohjen e komunitetit bullgar dhe moscenimin e historisë bullgare.
Shqipëria dhe shqiptarët brenda MV, që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë, në të dy rastet u dëshmuan konstruktiv, duke konsideruar interes nacional integrimin e MV në BE dhe NATO. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply