Mediat: Londra dhe Pekini në prag të një incidenti

Spread the love

Mediat: Londra dhe Pekini në prag të një incidenti

Kina në kurorëzimin e Charles III-të dërgon “arkitektin e shtypjes së Hong Kongut”

Prishtinë/Zagreb, 27.04.2023 – Kurorëzimi i mbretit britanik Charles III. dhe Mbretëresha Camilla do të mbahet më 6 maj në Westminster Abbey të Londrës, ku duhet të jenë rreth 6 mijë njerëz.

Sipas njoftimeve në mediat britanike, kurorëzimi duhet të shoqërohet me ceremoninë më të madhe ushtarake në 70 vitet e fundit, në këtë ngjarje historike për familja mbreterore.

Megjithatë, ka edhe probleme, para së gjithash të karakterit diplomatik, sa i përket ardhjes së shtetarëve nga vendet e botës. Kështu, për shembull, presidenti amerikan Joe Biden nuk do të vijë në kurorëzimin (edhe pse së fundmi vizitoi Irlandën), por Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga gruaja e tij Jill. Natyrisht, është krejtësisht iluzore të pritet që në rrethanat aktuale gjeopolitike, Londra të ftojë këdo nga majat e shtetit rus në ceremonin e kurorëzimit.

Por ende mund të shpërthejë një skandal i vërtetë – dhe ai në lidhje me superfuqinë e tretë globale – Kinën.

Përkatësisht, siç shkruante mbrëmë media britanike The Telegraph, Pekini u akuzua për një provokim “të egër” me prezencën e pritur në kurorëzimin e Han Zheng-ut, i njohur për rolin e tij në shtypjen e protestave pro-demokratike në Hong Kong, në vend të liderit kinez. Xi Jinping. Kjo media e quan atë “arkitektin” e shtypjes së protestave pro-demokracisë nga Kina në atë qytet kinez me status autonom, i cili ishte nën sundimin kolonial britanik deri në vitin 1997, kur, në përputhje me një marrëveshje të mëparshme midis Londrës dhe Pekinit, ju kthye vendit amë. Han Zheng është zëvendësi ex officio i Xi Jinping.

Me këtë lëvizje, Pekini mund të shkaktojë një skandal diplomatik, sipas The Telegraph, duke cituar burime në Ministrinë e Jashtme Britanike.

Gjegjësisht, burimi tha se Ministria e Jashtme është pothuajse e sigurt se Han Zheng do të dërgohet në Londër, edhe pse ftesa zyrtare i është dërguar presidentit kinez Xi Jinping. Megjithatë, protokolli parashikon që vendin e drejtuesit të ftuar mund ta zërë personi që ai zgjedh.

Mediat britanike raportojnë se ishte Han Zheng ai që gjatë pesë viteve të fundit mbikëqyri politikën e Kinës kontinentale ndaj Hong Kongut, e cila provokoi kritika të ashpra nga Londra dhe çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve britaniko-kineze.

“Ky njeri është përgjegjës për faktin se një traktat ndërkombëtar – Deklarata e Përbashkët Sino-Britanike (e vitit 1984 për transferimin e Hong Kongut në Kinë) – u shkatërrua, gjatë së cilës autoritetet e Hong Kongut persekutuan aktivistët paqësorë që mbrojnë demokracinë. Të kesh këtë njeri këtu është thjesht e padëgjuar të marrësh parasysh rolin që ai luajti”, tha për mediat Ian Duncan Smith, ish-lider i Partisë Konservatore Britanike në pushtet.

Deputeti konservator Tim Loughton tha se zgjedhja e Han Zheng për të marrë pjesë në ceremonin e kurorëzimit do të ishte “një fyerje për popullin liridashës” të Britanisë. Prania e tij në ceremoni u kundërshtua edhe nga ish-anëtari i qeverisë Simon Clark, ndërsa Pallati Buckingham nuk komentoi për këtë temë.

Polemika rreth vizitës së mundshme të Han Zheng është ndezur mes një debati më të gjerë rreth politikës së Londrës ndaj Pekinit. Sekretari i Jashtëm James Cleverley mbajti një fjalim më 26 prill, në të cilin ai paralajmëroi për një luftë të ftohtë me Kinën dhe përmendi nevojën për të ruajtur dhe zhvilluar lidhjet me Kinën, me kusht që mbretëria të vinte në radhë të parë interesat e sigurisë kombëtare dhe të vazhdonte të kritikonte hapur Pekinin nëse ” shkelet detyrimet e saj

ndërkombëtare”. Qëndrimi i kreut të Ministrisë së Jashtme shkaktoi pakënaqësinë e një numri anëtarësh të partisë në pushtet, të cilët kërkuan që Kina të shpallet zyrtarisht një kërcënim për mbretërinë dhe marrëdhëniet me të të jenë shumë më të kujdesshme. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply