Medvedev kërcnon me luftë bërthamore nëse Rusia humbet në Ukrainë

Spread the love

Medvedev kërcnon me luftë bërthamore nëse Rusia humbet në Ukrainë

Prishtinë, 19 janar – Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev paralajmëroi mëngjesin e sotëm se disfata e mundshme e forcave ruse në një konflikt “konvencional” mund të shkaktojë “shpërthimin e një lufte bërthamore”.

“Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre. Por kjo duhet të jetë e qartë për çdo person, madje edhe një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën disa gjurmë inteligjence”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram, duke komentuar fjalimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Duket se paralajmrimi nga Perendimi se do të vazhdohet tutje me mbështetjen e fuqishme të Ukrainës, ka alarmuar Kremlinin.
Në Davos kreu i NATO-s vuri në dukje se furnizimi më i madh i Kievit me armë është “rruga e vetme drejt paqes”, duke theksuar se është thelbësore të ndalohet Moska që të arrijë fitoren në fushën e betejës. Më 20 janar, Stoltenberg do t’i bashkohet një takimi të grupit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e Ukrainës, i cili do të mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. [ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply