Ministri i Venezuelës: Rusia është në vijën e parë të ndërtimit të një rendi të ri botëror

Spread the love

Ministri i Venezuelës: Rusia është në vijën e parë të ndërtimit të një rendi të ri botëror

Prishtinë, 6 korrik – Rusia është në ballë të përpjekjeve për të krijuar një rend të ri botëror dhe për t’i rezistuar zgjerimit të NATO-s, tha ministri i Jashtëm i Venezuelës, Carlos Faria, gjatë vizitës së tij në Rusi, raporton agjencia shtetërore ruse TASS.

“Dominimi i SHBA-së nuk është më absolut. Një botë e re po lind dhe Rusia është në vijën e parë të kësaj beteje. Sot, kjo reflektohet në operacionin ushtarak të Rusisë për të frenuar zgjerimin e NATO-s dhe për të kundërshtuar politikat e saj të pamatura që kërcënojnë sigurinë e Rusisë dhe paqen evropiane, duke inkurajuar qeverinë neonaziste në Kiev dhe politikën e saj të gjenocidit”, tha të martën, ministri i këtij vendi të Amerikës së Jugut, i cili ka një histori specifike opozitariste kundruall   SHBA-ve.

“Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin po udhëheqin këtë luftë në emër të njerëzimit, kundër aleancës terroriste dhe armiqësore të njohur si NATO”, shtoi Faria. Sipas tij, Karakasi është për një botë paqeje, sigurie dhe bashkëpunimi që respekton të drejtën për vetëvendosje. “Për të arritur këto qëllime, ne do të punojmë së bashku me Federatën Ruse dhe të gjitha kombet dhe qeveritë që ndajnë këto parime. Kjo është një çështje urgjente dhe duhet zgjidhur përpara se aspiratat imperialiste të Shteteve të Bashkuara ta vënë njerëzimin në rrezik edhe më të madh”, tha diplomati. Megjithatë, Venezuela nuk ka qenë aq e ashpër ndaj Uashingtonit muajt e fundit. Gjegjësisht, presidenti Nicolas Maduro, më në fund, po nxit marrëdhënie disi më të buta me SHBA-të. Nuk është e rastit pse Venezuela u vizitua në mënyrë diskrete nga një delegacion i Uashingtonit në fillim të luftës në Ukrainë për të arritur bashkëpunimin energjetik. [GN/ISHG]


Spread the love


Leave a Reply