Ministri turk i Mbrojtjes kërcënon Greqinë me “veprim parandalues”

Spread the love

Ministri turk i Mbrojtjes kërcënon Greqinë me “veprim parandalues”

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, kërcënoi sot Greqinë me “veprim parandalues”, nëse Athina nuk nis çmilitarizimin e ishujve në Detin lindor Egje.

“A nuk na ofron veprimi i tyre të drejtën e vetëmbrojtjes? A nuk është kërcënim për vendin tonë vendosja e armëve para hundës?” pyeti ministri turk Akar, njofton agjencia turke AA. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Greqinë për “retorikë agresive” kundër Ankarasë, duke pretenduar se rritja e buxhetit të mbrojtjes tregon se vendi po “përgatit diçka” kundër Turqisë. “Ata po kalkulojnë kundër Turqisë sipas mënyrës së tyre. Bënë pesëfishim të buxhetit për armatimet”, tha ministri turk.

Akar pretendon se Greqia po bën gjithçka që mundet për të ndaluar shitjet e armëve në Turqi. “Greqia jo vetëm që shkoi në SHBA për t’u thënë të mos na shesin F-16, por ata shkuan edhe në Gjermani dhe i kërkuan të mos na shesin nëndetëse”, tha Akar. Ai akuzoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias se “përdorin retorikë agresive dhe veprime agresive për të prishur normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve që mund të krijohen midis dy vendeve”.

Siç pritej, Athina ka një pikëpamje tjetër. Media greke Keep Talking Greece shkruan se, edhe sot shihet se kush është agresori në atë zonë, pasi avionët luftarakë turq janë dërguar për të shkelur 26 herë hapësirën ajrore greke. Ata pretendojnë se janë kapur nga avionët luftarakë grekë që kanë rënë në kontakt të ngushtë me avionët turq pesë herë. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply