NATO: Ne jemi gati të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë

Spread the love

NATO: Ne jemi gati të mbështesim Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë

Prishtinë, 28 prill – NATO është e gatshme ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë, duke përfshirë ndihmën e Kyievit për të kaluar nga armët e epokës sovjetike në armët dhe sistemet moderne perëndimore, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Stotlenberg u tha mediave këtë si përgjigje, ndaj ragimit rus, pasi Kremlini paralajmëroi se furnizimet me armë perëndimore për Ukrainën, duke përfshirë armët e rënda, përbënin një kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian “dhe shkaktonin destabilitet”.

“Ne duhet të jemi gati në planin afatgjatë,” tha Stoltenberg në një takim me të rinjtë në Bruksel. “Ekziston një mundësi absolute që kjo luftë të vonohet dhe të zgjasë me muaj e vite.

Shefi i NATO-s tha se Perëndimi do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, përmes sanksioneve dhe ndihmës ekonomike, por edhe mbështetjes ushtarake për Kievin.

“Aleatët e NATO-s po përgatiten të ofrojnë mbështetje për një periudhë të gjatë kohore dhe gjithashtu të ndihmojnë Ukrainën në tranzit kalimin nga pajisjet e vjetra të epokës sovjetike në armë më moderne dhe sisteme standarde të NATO-s, që gjithashtu do të kërkojnë më shumë trajnim,” tha Stoltenberg.

Shumica e armëve të rënda që vendet e NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani, janë armë të prodhimit sovjetik ende në stoqe të vendeve anëtare të NATO-s të Evropës Lindore, por Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tjerë kanë filluar të furnizojnë Kyievin.

Të martën, Gjermania njoftoi dërgimin e tankeve Cheetah të pajisura me armë kundërajrore në Ukrainë, që është hera e parë që Berlini miraton dërgimin e armëve të rënda në Kyiev.

Kërkesat e Ukrainës për armë të rënda janë intensifikuar që kur Moska e zhvendosi ofensivën e saj në Donbas, një rajon lindor me terren kryesisht të sheshtë dhe të hapur, i konsideruar më i përshtatshëm për beteja tankesh sesa zona në veri të kryeqytetit Kyiev, ku është zhvilluar pjesa më e madhe e luftimeve. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply