Ndikimi dhe rëndësia gjeopolitike e Kinës në Ballkanin Përëndimor në rritje të dukshme

Spread the love

Ndikimi dhe rëndësia gjeopolitike e Kinës në Ballkanin Përëndimor në rritje të dukshme

Prishtinë, 16 dhjetor – Ndikimi kinez në Ballkanin Përëndimor është një fenomen që tërheq vëmendjen e shumë studiuesve, duke e analizuar atë në në pikëpamje të ndryshme.

Të mërkurën, më 15 tetor, studiues nga Kosova, rajoni e më gjerë, kanë shpalosur një hulumtim, përmes një konfernece të hapur në platformën “Zoom”, që ka pikërisht këtë tematike.

Bëhet fjalë për hulumtimin e titulluar “Përtej konsideratave ekonomike: Kufijtë e ri të influencës kineze në Ballkanin Përëndimor”, realizuar nga Sbunker, ku bashkëautorë janë Teuta Avdimetaj dhe Ramadan Ilazi.

Kohëve të fundit, specifikisht qysh fillimit të pandemisë COVID-19, ka pasur një rritje të influencës kineze në Ballkanin Perëndimor.

“Ndikimi dhe rëndësia gjeopolitike e Kinës në Ballkanin Perëndimor është rritur dukshëm gjatë pandemisë COVID-19. ‘Diplomacia e vaksinave’ e Kinës rriti pozitën e saj në rajon në kurriz të besueshmërisë së Perëndimit. Mbështetja në trajtimin e pandemisë Covid-19 është e mirëpritur, hulumtimi thotë se ndihma me vaksinat ‘mbështetet nga motivime gjeopolitike’ kryesisht si një mjet për të siguruar interesin kinez, ose për të siguruar që vendet që marrin vaksinat kineze ‘do të  mbeten borxhli ndaj Pekinit dhe do të vazhdojnë të mbështesin dhe të lejojnë projektet e infrastrukturës dhe lidhjes kineze në territoret e tyre.’”, thuhet në këtë hulmtim.Për sa i përket prezencës kineze në fushën e teknologjisë dhe atë të industrisë së mbrojtes, ka statistika që tregojnë praninë e madhe të saj në disa vende të rajonit.

“’Marrëdhënia e hekurt’ e Serbisë me Kinën përfshin një bashkëpunim të thellë brenda DSR-së, veçanërisht në telekomunikacion, sistemet e qeverisjes vendore, IT dhe sektorin e sigurisë. Zyra e Huawei në Serbi shërben si qendra e saj rajonale dhe, ndër të tjera, konsiderohet se përgatit terrenin për përhapjen e rrjetit 5G, duke përfshirë sigurimin e pajisjeve dhe shërbimeve për modernizimin e rrjetit fiks dhe hapjen e Qendrës së Inovacioneve dhe Zhvillimit. Huawei është një përdorues komercial i qendrës së të dhënave shtetërore të Serbisë në Kragujevac dhe financues i një qendre të dytë të të dhënave – qendra e të dhënave të qytetit të Kragujevacit, e rëndësishme për avancimet e të dhënave të mëdha. Serbia po zbaton gjithashtu programin ‘Safe City Solution’ të Huawei – një sistem mbikëqyrjeje që përfshin instalimin e 1000 kamerave me softuer të avancuar për njohjen e fytyrës dhe targave në 800 lokacione në Beograd me qëllim të deklaruar, parandalimin dhe zbulimin më të mirë të krimit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Huawei është i pranishëm përmes ‘Huawei Technologies Bosnia’ dhe ka marrëveshje për mbështetje teknike për projektet “Smart City” dhe “Safe City”. Në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri ka prani të kufizuar ose joekzistente të kompanive teknologjike kineze, kryesisht për shkak të harmonizimit më të fortë të këtyre shteteve me SHBA-në dhe BE-në.Në Mal të Zi, shkalla në të cilën Huawei mund të marrë pjesë në zgjerimin e ardhshëm të rrjeteve 5G shihet në kontekstin e aftësisë sëvendit për të trajtuar borxhin e tij kinez dhe për të mbajtur vendimmarrjen e palëkundur”.Përmes influencës kineze në mënyra e sektorë të ndryshëm, demokracia në Ballkanin Perëndimor mund të jetë në rrezik [The Geopost/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply