Në Pragë promovohet Komuniteti Politik Evropian

Spread the love

Në Pragë promovohet Komuniteti Politik Evropian

Prishtinë, 22 shtator – Në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 6 tetor në Pragë, 17 vende joanëtare të BE-së janë ftuar në një takim tok me liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, transmeton Hina.

Një zyrtar i BE-së konfirmoi se ftesat u dërguan të enjten në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Gjeorgji, Islandë, Kosovë, Lihtenshtajn, Moldavi, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Serbi, Zvicër, Turqi, Ukrainë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Takimi do të mbahet të enjten, më 6 tetor, ndërsa një ditë më vonë do të mbahet samiti jozyrtar i 27 anëtarëve të BE-së.

Komuniteti Politik Evropian është një platformë për bashkëpunim politik ndërmjet vendeve në kontinentin evropian. Qëllimi është të inkurajohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët me qëllim të forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i pari që doli me këtë ide. Kjo ide nuk u prit mirë kudo, disa e konsiderojnë si një çmim ngushëllues për ato vende që tentojnë të hyjnë në BE, duke qenë se nuk ka mundësi të ndodhë zgjerimi i radhës i Bashkimit Europian. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply