Një grup migrantësh depërtuan nga Bjellorusia në Poloni

Spread the love

Në pikën kufitare të Bruzës, një grup migrantësh depërtuan nga Bjellorusia në Poloni, raporton media ruse Sputnik nga Bjellorusia.

Prishtinë, 11 nëntor – “Refugjatët dëmtuan gardhin me tela me gjemba,” policia polake regjistroi gjithçka”, thuhet në kanalin Telegram të agjencisë.

Raportohet se “migrantët, duke u larguar nga territori i Bjellorusisë, lëvizin përgjatë gardhit të mbrojtjes polake”.

Situata u përshkallëzua më 8 nëntor, kur rreth 2000 njerëz u mblodhën para telave me gjemba në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë.

Forcat polake të sigurisë ndaluan disa përpjekje, duke përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës, dhe emigrantët e paligjshëm ngritën tenda dhe ngritën një lloj kampi, pasi nuk mund të shkonin përpara, në BE, as prapa në Bjellorusi, e cila gjithashtu refuzon t’i pranojë. Gjithçka u kthye në një përballje të re politike midis Varshavës dhe BE-së në njërën anë  dhe Minskut, në anën tjetër, me kërcënime për sanksione të reja kundër Bjellorusisë, pra mbylljen e gazsjellësit për furnizimin me gaz rus përmes territorit bjellorus, siç paralajmëroi dje lideri bjellorus Alexander Lukashenko si një mundësi në rast të sanksioneve të reja.  [Geopolitik News/ ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply