Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia, mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Spread the love

Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia, mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Prishtinë, 17 dhjetor – Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia do të përhapte konfliktin në Evropë dhe madje mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar një ministre e qeverisë ukrainase.

Yuliia Laputina, ministrja për çështjet e veteranëve – e cila më parë ka shërbyer si oficere e lartë në ekuivalentin e MI5 të Ukrainës – i tha Sky News se vendi i saj ishte gati të mbrohej nëse Moska fillon një sulm të ri.

Por ajo tha se pasojat e veprimeve të mëtejshme ushtarake nga presidenti Vladimir Putin nuk do të përmbahen brenda kufijve të Ukrainës.

“Nëse Rusia do të pushtojë, ju e dini, atëherë kujdesi duhet të shtohet edhe për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi – ata përpiqen të provokojnë një situatë në Ballkan”, tha ajo në një intervistë në zyrën e saj në Kiev.

“Por ne gjithashtu marrim parasysh [fillimin e] Luftës së Tretë Botërore”.

E pyetur nëse kishte mundësi që një pushtim të çonte në një luftë të tretë botërore, ministrja tha: “Po. Po. Sepse gjeopolitikisht, duket se ky është një skenar i mundshëm. Pra… duhet t’i kushtojmë vëmendje çështjes së Ukrainës për shkak të sigurisë së kontinentit.

“Kjo – përhapja e luftës në rast se ndodh pushtimi rus në Ukrainë – do të jetë shumë më e gjerë se Ukraina”

Ministrja, e cila u ngrit në gradën e gjeneral-majorit në Shërbimin e Sigurisë SBU të Ukrainës, tha se shumica e veteranëve të vendit të saj prej 400,000 – të moshës nga 20 deri në rreth 60 vjeç – do të ishin të gatshëm të luftonin nëse ishte e nevojshme.

Shumë ishin vullnetarë të rinj që u regjistruan për të mbrojtur vendin kur separatistët e mbështetur nga Rusia pushtuan territorin në lindje dhe Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

E pyetur nëse ajo mendonte se Ukraina do të ishte në gjendje t’i rezistonte një pushtimi më të madh nga fqinji i saj shumë më i fuqishëm, gjeneralmajor Laputina  tha: “Unë mendoj se do të jetë i su ksesshëm sepse edhe në rastin e një pushtimi të vërtetë ushtarak, hapi i parë … mund të jetë i suksesshëm për agresorët, por hapi tjetër nuk do të jetë i suksesshëm sepse kemi një përvojë shumë të madhe të rezistencës kombëtare” [The Geopost/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply