Osmani udhëtoi për në Bruksel, nesër takohet me shefin e NATO-s

Spread the love

[06 shtator 2023]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s.

Kështu ka bërë të ditur Presidenca, teksa është shpalosur edhe agjenda e takimeve.

“Të enjten, në orën 14:00, Presidentja Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral. Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media”.

“Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer. Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se përgjatë vizitës Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajon.


Spread the love


Leave a Reply