Policët e Vuçiçit që u rikthyen sërish në “Roje të Urës”

Spread the love

Policët e Vuçiçit që u rikthyen sërish në “Roje të Urës”

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se kush e vrau dhe pse Oliver Ivanoviçin, politikanin më të rëndësishëm serb të veriut të Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme të Mitrovicës së Veriut…

Oliveri, i cili ishte një serb i Kosovës, mendonte dhe kishte një ide për statusin e njerëzve të tij. Një status që natyrisht nuk e shikonte si shqiptarët, por në një mënyrë a një tjetër e shikonte me shqiptarët.

Oliver Ivanoviçin e njohin një pjesë e mirë e gazetarëve nga Shqipëria, të cilët e merrnin në telefon pët t’i ndihmuar të kalonin urën e Ibrit që të bënin stand up-et e tyre. Dhe Oliveri i ndjerë përgjigjej gjithmonë e shkonte vetë i merrte gazetarët, të cilët i priste dhe i përcillte ngrohtë ngrohtë me shqipen e tij perfekte me dialect të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviç u vra, që të mos formësohej një klasë politike e serbëve të veriut të Kosovës. E me eleminimin e tij u mënjanua edhe Rada Trajkoviç dhe një grup mjaft aktiv serbësh që ishin të zjarrtë në ngritjen e institucioneve të para të Kosovës.

Nëse ka një gabim, qoftë nga BE-ja e qoftë pushteti i vjetër i LDK-së dhe PDK-së, është se ata legalizuan “Rojet e Urës? Këta kriminelë që kanë vrarë e kanë dhunuar, që nuk ishin gjë tjetër veçse ushtarë të Beogradit  në Policinë e Kosovës.

Dhe ishin pikërisht ata që erdhëm në aktin e së shtunës së shkuar, kur dorëzuan uniformat dhe armët, sepse nuk e kanë ndjerë në asnjë minutë veten si zyrtarë të policisë së Kosovës. Le që nuk u zgjodhën me asnjë konkurs, thjesht u zhvendosën nga strukturat paralele në ato shtetërore.

E sot ne pamë një rikthim i tyre në “Roje të Urës”. Kjo është një metamorfozë logjike, por që në thelb nuk ka lidhje me serbët e thjeshtë, ata që kanë një dyqan, që punojnë në banka, në biznese, në trustin e pensioneve apo pushtetin vendor të Kosovës. Imagjino, ministri Goran Rakiq, që nuk e njeh Kosovën dhe është në qeveri të një shteti që e konsideron pjesë të Serbisë.

Po ç’do të ndodhë sot që edhe Rakiqi e ushtarët e tij do të kthehen në ‘Roje të Urës’?

Ky është problem politik në radhë të pare, më shumë se ushtarak, pasi realisht nëse thjesht shqiptarët e veriut do të nxiten që të marrin pronat e tyre që nuk i gëzojnë dot, është problem i zgjidhur.

Por veriu i Kosovës ka dy rrugë, ose do jetë i Kosovës ose i Serbisë. Në Kosovë ka mjaft njerëz që e mendojnë këtë por është dritshkurtësi, megjithatë, me pak fjalë ushtria serbe nuk hyn dot në veri të Kosovës, është e pamundur sidomos sot.

Qeveria e Albin Kurtit duhet urgjentisht të hartojë një plan që t’ia propozojë serbëve të veriut, duke i bërë edhe ata aktorë, që të gjendet një modus Vivendi. Që të bëhet e qartë se nuk ka sesi të jetësohet një “republika srbska në Kosovë”.

Aleksandër Vuçiç tha dje në dekorimin e rojeve të urës që u bënë policë, se ‘Kosova është Serbi dhe Serbia është Kosovë’. Kjo mund të jetë në mendjen e Vuçiçit por jo në realitet…

Kosova është një shtet, do apo s’do Serbia. Nuk do? Punë e saj, por Kosovën e kanë njohur shumica e botës. Nëse se njohin serbët, le të mos e njohin. Kosova realisht është një mundësi e madhe për serbët e Kosovës, por nëse duan të marrin rrogën nga Beogradi, atëherë ata do të jenë pjesë e një shteti tjetër… [Pamfleti]


Spread the love


Leave a Reply