Publikohet Deklarata për të Zhdukurit

Spread the love

Publikohet Deklarata për të Zhdukurit

Bashkimi Europian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin në Bruksel.

Në Deklaratë, BE-ja ka bërë të ditur se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë.

Sipas Deklaratë së BE-së, puna do të mbikëqyret nga një Komision i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq. Gjithashtu, është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukuruve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Deklarata e plotë e BE-së:

Duke e theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të Personave të Zhdukur, për t’i dhënë fund vuajtjeve të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IRCR) për Personat e Zhdukur, që përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të njëjtë,

Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë nëpërmjet Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar,

Inkurajimi i bashkëpunimit me akterë tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

Duke njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare,

Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku:

– Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,

– Për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe për të pasuar më pas gërmimet,

– Për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen Personat e Zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst,

– Për të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet vendore dhe ndërkombëtarë me rëndësi për përcaktimin e fatit të Personave të Zhdukur, për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varreve masive,

– Për të mundësuar dhe inkurajuar angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre,

– Për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresimin e nevojave të familjeve të Personave të Zhdukur,

– Të krijojnë dhe punojnë së bashku nëpërmjet një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) me synim për të mbështetur përpjekjet për zgjidhjen e fatit të Personave të Zhdukur,

– Të monitorojë dhe mbështesë punën për progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur nëpërmjet Komisionit të Përbashkët,

Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Kushtet e Referencës dhe Kornizën e përgjithshme të Grupit Punues, detajet operacionale do të bihen dakord në takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

https://www.eeas.europa.eu/eeas/declaration-president-aleksandar-vu%C4%8Di%C4%87-and-prime-minister-albin-kurti-missing-persons_en


Spread the love


Leave a Reply