Putin: CSTO-ja e ka dëshmuar potencialin e saj përmes veprimit në Kazakistan

Spread the love

Putin: CSTO-ja e ka dëshmuar potencialin e saj përmes veprimit në Kazakistan

Prishtinë, 10 janar – Presidenti rus Vladimir Putin, beson se Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) ka dëshmuar potencialin dhe aftësinë e saj për të vepruar shpejt dhe me efektivitet në rastin e Kazakistanit.

“Organizata jonë ka dëshmuar potencialin e saj, aftësinë e saj për të vepruar shpejt, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive”, tha udhëheqësi rus në një takim të Këshillit të Sigurisë Kolektive të CSTO sot, raporton TASS.  Sipas Putin-it, “secili nga aleatët kontribuoi në përfundimin e misionit brenda grupit të forcave të CSTO”. “Ai përfshin forca nga të gjitha vendet anëtare pa përjashtim, të cilat tashmë po kryejnë në mënyrë aktive aktivitete operacionale,” tha udhëheqësi rus.
Sipas Putin-it, “kjo tregon se puna e gjatë dhe e përpiktë për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të sigurisë për vendet anëtare të CSTO, duke përfshirë forcat kolektive paqeruajtëse, po jep fryte”.

Organizata e Traktatit për Sigurinë e Përbashkët është një organizatë ndërkombëtare me karakter ushtarako-politik, e themeluar në vitin 1992, që duket se ka pretendime për ta rikthyer epokën e BRSS-së dhe influencën ruse jo vetëm brenda saj, por edhe në rajone të caktuara. Sulmi i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve konsiderohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Anëtarët e organizatës janë: Rusia, Kazakistani, Taxhikistani, Kirgistani, Bjellorusia dhe Armenia. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply