Qeveria gjermane bllokon blerjen kineze të prodhuesit të mikroçipëve

Spread the love

Qeveria gjermane bllokon blerjen kineze të prodhuesit të mikroçipëve

Prishtinë, 9 nëntor – Qeveria gjermane ka bllokuar shitjen e prodhuesit të mikroçipave Elmos nga qyteti gjerman i Dortmundit tek një investitor kinez, raporton dpa.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck propozoi ndalimin e shitjes së Elmos-it për arsye sigurie dhe konfirmoi se të mërkurën një vendim të tillë e ka marrë edhe kabineti qeveritar.

Kompania njoftoi planet për t’i shitur biznesin e saj me mikroçip rivalit suedez Silex, një degë e Sai Group të Kinës, për rreth 85 milionë euro (85 milionë dollarë). Habeck tha të martën se sektorët potencialisht kritikë si prodhimi i gjysmëpërçuesve duhet të shihen si të ndjeshëm dhe se investimeve të mundshme kineze në ata sektorë duhet t’u jepet një nivel më i lartë i konsideratës në mënyrë që të fitojnë miratimin e qeverisë. Udhëheqësit lokalë në Dortmund, përfshirë kryebashkiakun Thomas Westphal, shprehën shqetësimin se bllokimi i shitjes mund të rrezikonte vendet e punës në fabrikën e prodhimit Elmos. Çipat e prodhuar nga Dortmundi janë teknologji më e vjetër që Elmos nuk e përdor më në linjat e tij të produkteve. Por këto çipa janë ende të rëndësishme për pajisjet e testimit mjekësor.

Vendimi i qeverisë gjermane për të bllokuar blerjen vjen pasi kancelari Olaf Scholz shtyu një marrëveshje të diskutueshme që lejoi kompaninë shtetërore kineze të transportit Cosco të blinte
24.9 % të aksioneve në një terminal në portin e Hamburgut, qyteti ku Sholc-i dikur shërbeu si kryetar bashkie. Disa ministra, mes tyre edhe Habeck, e kundërshtuan marrëveshjen, por blerja u realizua me shpjegimin se blerja e atij aksioni nuk ishte një paketë kontrolluese aksionesh. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply