Qeveria suedeze i mbijetoi një votimi mosbesimi me ndihmën e një ish-luftëtari kurd; Shtrëngimi i marrëdhënieve me Turqinë

Spread the love

Qeveria suedeze i mbijetoi një votimi mosbesimi me ndihmën e një ish-luftëtari kurd; Shtrëngimi i marrëdhënieve me Turqinë

Prishtinë, 7 qershor – Qeveria suedeze i “mbijetoi” votimit të mosbesimit sot me ndihmën e një deputeti, kërkesat e të cilit për mbështetje për kurdët në veri të Sirisë mund të komplikojnë përpjekjet e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, shkruan Reuters.

Turqia po bllokon shpresat e Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar shpejt aleancës ushtarake të NATO-s pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe pretendon se të dy vendet po fshehin njerëz të lidhur me grupet kurde që Ankaraja i konsideron terroristë. Deputetja e pavarur Amineh Kakabaveh, me origjinë kurde, abstenoi nga votimi për një propozim të opozitës së qendrës së djathtë kundër ministrit të drejtësisë, Morgan Johansson, lidhur me rritjen e krimit të organizuar.

Pa votën e saj, mocioni i mosbesimit mori mbështetjen e 174 anëtarëve të parlamentit nga 175 të nevojshme. Kryeministrja Magdalena Andersson tha se qeveria e saj e pakicës socialdemokrate do të jepte dorëheqjen nëse ministres i jepej një votë mosbesimi.

Suedia është përballur me një rritje të krimit të organizuar në vitet e fundit dhe opozita fajëson një politikë mirëpritëse për refugjatët dhe parandalimin e dobët të krimit të udhëhequr nga socialdemokratët. Të paktën 30 persona janë vrarë këtë vit. Suedia ishte vendi me më pak të shtëna vdekjeprurëse për frymë në Evropë, por i është bashkuar vendeve me të shtënat më vdekjeprurëse në dy dekadat e fundit.

Kakabaweh, një ish-luftëtare kurde, i tha Reuters-it të premten se do të ndihmonte qeverinë nëse konfirmonte se “mbështet kurdët dhe se njerëzit nga ato organizata që vijnë në Suedi nuk janë terroristë”. Kakabaveh kritikoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në parlament të martën për kundërshtimin e kërkesës së Suedisë për aderim në NATO dhe për presionin ndaj Stokholmit për të përshtatur lirinë e fjalës dhe lirinë e tubimit të Suedisë me kërkesat e tij. “Ligji suedez po vendoset në këtë Dhomë, jo në Ankara,” u tha ajo kolegëve ligjvënës.

Kakabeveh e kishte shpëtuar tashmë Andersson në nëntor, kur kryeministri i parë i Suedisë u detyrua të jepte dorëheqjen pas vetëm një dite në detyrë. Andersson më pas premtoi se Suedia do të thellonte bashkëpunimin me Bashkimin Demokratik Sirian, një grup kurd.

Turqia e konsideron partinë pjesë të PKK-së, të cilën Turqia dhe Suedia e quajnë organizatë terroriste. PKK ka zhvilluar beteja politike  dhe veprime guerle  në Turqi që nga viti 1984, në dobi të kauzës kurde për liri. Gjatë kësaj periudhe logaritet se janë vrarë më shumë se 40,000 njerëz.

Suedia nuk pajtohet që Bashkimi Demokratik (forcë politike kurde në Siri), ose disa grupe të tjera kurde, janë pjesë e PKK. Social Demokratët, të udhëhequr nga Andersson, thanë në nëntor se ishte “e papranueshme” që simpatizantët e BD-së siriane të konsideroheshin terroristë.

“Marrëveshja e nëntorit të vitit të kaluar është ende e vlefshme,” tha sekretari i Partisë Social Demokrate, Tobias Baudin për agjencinë e lajmeve TT të martën. Suedia është planifikuar të mbajë zgjedhje të përgjithshme në shtator.


Spread the love


Leave a Reply