Rënia e juanit kundrejt dollarit

Spread the love

Rënia e juanit kundrejt dollarit

Prishtinë, 28 shtator – Monedha kombëtare e Kinës, juani, filloi të dobësohej kundrejt dollarit amerikan në mars të këtij viti, kur një dollar kushtonte 6.35 juanë. Nga dje, ky raport është 1:7.0722.

Përkatësisht, të martën, banka qendrore kineze (Banka e Kinës) uli juanin për 424 pikë, që është vlera minimale e tij ndaj dollarit që nga 30 qershori 2020, njoftoi banka e lartpërmendur në faqen e saj zyrtare, siç raportojnë mediat kineze.

Gjëja interesante reflektohet edhe në faktin se vetëm dy ditë më parë, të hënën e 26 shtatorit, gjithashtu për herë të parë që nga korriku 2020 (viti pandemik), Banka e Kinës uli monedhën kombëtare me 378 pikë bazë, në 7,0298 juanë për një dollar.

“Kjo është kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm. Megjithatë, në afat të mesëm, zhvlerësimi i monedhës kineze, sipas të gjitha llogarive, do të jetë i kufizuar”, komentoi këtë situatë të hënën banka kineze e investimeve CITIC Securities. [GN/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply