Republika e Kosovës është vet kompromisi

Spread the love

Republika e Kosovës është vet kompromisi

Dr Sadri Ramabaja

Në qendër të vëmendjes së konferencës së sotme është pozita e shqiptarëve në Evropën Juglindore dhe projekti “Ballkani i Hapur”, në këtë linjë edhe pozicioni gjeostragjik yni si Komb.
Në këtë konferencë përmes kumtesave që do të prezentohen dhe më pas do të botohen në nr e parë të revistës “Tribuna shqiptare 1”, pres të sqarohet ky pozicion, t nxirren konkluta të arta për politikën shqiptare,  por edhe të shpërfaqet pozioni i Serbisë, duke i dhënë përgjegje pyetjes se kujt i përket Serbia aktualisht: Evropës apo Azisë, respektivisht Perëndimit, apo Lindjes?
Në rrafshin gjeopolitik, atë gjeoekonomik etj. është e qartë, rajoni është pozicionuar në krahun Perendimor, ndërkaq Serbia si gjatë gjithë historisë, duke koketuar me Lindjen, respektivisht me Rusinë, përveç që u bë shkas për fillimin e Luftës së Parë Botërore, ishte shkaktare e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë në fund të shek.20-të.

Ndërkohë Evropa Juglindore përballet ende me hijet e së kaluarës. Ende ka një konflikt të hapur në mes të gjeografisë dhe historisë, do të thoshte miku im Dr Skender Hasani. Në këtë konflikt roli i viktimës sërish tentohet të shpërndahet , duke barazuar kështu agresorin me viktimën. Ndërkaq procesi i integrimit në BE tentohet të zëvendësohet me struktura të paqarta, që mund ta sjellin në pikëpyetje integrimin e rajonit si tlrësi brenda arkitekturës së sigurisë euroatlantike.


Shpërbërja e Jugosllavisë ngjashëm si edhe rënia e Komunizmit si ideologji në Evropën Lindore e atë Qendrore, solli në skenën politike të kontinentit të vjetër një varg shtetesh të reja. Ky proces vazhdoi edhe me shkërmoçjen e përgjakshme të Jugosllavisë, prej nga do të dalin 7  entitete politike, që do t’i bashkohen hartës së re politike të Europës.
Në këtë proces Kosova do të bëjë kompromisin historik që kërkuan aleatët tanë, duke shtyrë për kohë më të mira vullnetin politik për bashkim me Shtetin amë, dhe duke u pajtuar me krijimin e Shtetit të dytë shqiptar në rajon, si një zgjidhje e qëndrueshme e kundërthënieve në rajon që për bazë ka interesat dhe barazpeshën gjeopolitike. 

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, prandaj hyn në historinë moderne të shqiptarëve si fitorja e dytë e më e madhe e Kombit tonë, pas asaj të shpalljes së pavarësisë më 1912 në Vlorë. Ky akt de fakto nënkupton korrektimin e pjesshëm të gjamës historike që pësoi Kombi atbotë nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), ku Shqipëria qe shndërruar në torzo.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe sidomos pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, rajoni ynë gradualisht po i kthehet hemisferës së cilës i përket – Perendimit, me ç’rast po krijohen parakushtet reale për faktorizimin e Kombit tonë.

Të nderuar kolegë,
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë me seli në Prishtinë është krijuar më 10 qershor të këtij viti. Është themeluar nga një grup intelektualësh dhe ka qëllim të tij të zhvilloj veprimtari kërkimore-shkencore në fushën e studimeve gjeopolitike dhe historike, të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, përfshirë këtu kërkimet shkencore e zhvillimore, si dhe publikimin e rezultateve të tyre.
ISHGJ  përmes hulumtimeve dhe kërkimore ndërdisiplinore, konferencave shkencore si kjo që po mbajmë sot, publikimeve të veçanta etj., do t’i shërbejë fomrimit tonë kolektiv politik, ndërgjegjësimit të forcave politike e qytetarisë aktive lidhur me të qenunit Një të Kombit, pozicionimit në rrafshin gjeopolitik dhe prosperimin jo vetëm të dy republikave tona, por edhe të kombit si tërësi.

Struktura drejtuese dhe Këshilli Shkencor i ISHGJ përbëhet nga një grup i ekspertëve të fushave të ndryshme të mendimit politik, kryesisht studjues të marrëdhënieve ndërkombëtare, filozof e historian, por edhe publicistë të njohur nga Shqipëria politike, Kosova, Maqedonia Veriore, Sllovenia, Zvicra, Gjermania, Austria, SHBA, …

Evropa Juglindore ka nevojë për paqe dhe prosperim, duke lënë prapa frymën e konfliktualitetit dhe garës për dominim. 
Paqa dhe prosperimi ekonomik është objektiv i të gjitha forcave progresive të rajonit, rrjedhimisht edhe i shqiptarëve.
Duke ndjekur hap pas hapi proceset në rrafshin e mendimit gjeopolitik dhe rirreshtimeve gjeostrategjike në plan global,  ISHGJ përmes kësaj konferеnce shkencore, synon të nxjerrë përfundime që besojmë se do t’i shërbejnë dy qeverive tona deh politikës në përgjithësi.
Kjo qasje e re e Institutit është edhe në shërbim të tejkalimit të  kontradiktave mes faktorit shqiptar dhe ndërtimit të unitetit politik në rrafshin e politikave me karakter gjeopolitik, gjithmonë në përputhje me interesat tona nacionale.

Uroj që Konferenca e sotme të sjellë këtë frymë të re, qasjeje konstruktive, ndërkaq pjesëmarrësve,  u dëshiroj sukses në prezentimin dhe elabоromin e tezave e ideve të tyre.

(Fjalë rasti në hapjen Konferencë shkencore: “Evropa Juglindore dhe gjeopolitika sot – “Open Ballkan” dhe çështja shqiptare”, mbajtur në Prishtinë, më 5.11. 2021)


Spread the love


Leave a Reply