Rikthimi i vëmendjes së Perendimit në Ballkan – pjesë e gjeopolitikës

Spread the love

Koordinimi më i fortë strategjik SHBA-BE për t’i dhënë fund tentativave të Beogradit për rishikim të hartës politike në dëm të Kosoëvs, Malit të Zi dhe Bosnjës, është i nevojshëm dhe urgjent. Vetëm kështu i jepet fund projektit serb për ringjalljen e Jugosllavisë dhe rikthimin e dominimit serb në rajon, respektivisht rikthimit të flakëve të luftës në Ballkan.

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA

Pristinë, 1 shtator – Ballkani Perendimor përmes Procesit të Berlinit kishte për qëllim t’ia arrijë një gjakimi politik mes SHBA-ve dhe BE-së, që kishte të bënte dhe ka të bëjë me koordinimin e tyre më se të nevojshëm dhe urgjent për të parandaluar mundësinë e shpërthimit të sërishëm të konflikteve mes Serbisë dhe shteteve që ndjehen të kërcnuar nga kërcnimet publike të Beogradit.

Përmes doktrinës së Joi Biden-it SHBA-të po pretendojnë të rikthejnë  “besueshmërisë dhe autoritetin moral” (amerikan) fillimisht tek partnerët e tyre kryesor (BE), por edhe tek të tjerët që epoka e Donald Trump-it ju kishte krijuar ndeshtrasha të panumërta.
Në këtë kuadër, Kosova ishte shteti dhe aleati më specifik i SHBA-ve që po rrezikonte të pësojë keq, duke humbur pjesë më strategjike të vendit.
Ndërkaq Bosnja dhe Mali i Zi, rrezikonin të shuheshin fare.

Ndërkohë administrata e Biden ka filluar të ushtrojë strategjinë e saj për t’shmangur ambiciet në rritje të Rusisë për të rivalizuar Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perednimor dhe në Baltik, duke aplikuar opcionin që kishte vënë në jetë burrë-shteti austriak Clemens von Metternich në shek. 19-të. Kjo metodë ka të bëjë me krijimin e një strukture që do të ndihmojë në parandalimin ose kufizimin e konfliktit dhe vënien e tij nën kontroll. Kjo metodë u përdor në shekullin XIX nga austriak Clemens von Metternich, i cili përfshiu kundërshtarët e Austrisë, Francës dhe Rusisë, në një koncert të fuqive të mëdha, i cili siguroi paqen në Evropë për gati një shekull.

Ekuivalenti modern i strategjisë së Metternich për Ballkanin Perednimor do të ishte veprimi i Amerikës për të përdorë procesin e integrimit të rajonit në BE dhe NATO në tërësi, duke ruajtur kufijtë aktual.  Kjo duket të jetë ajo që administrata e Biden-it ka në mendje, kur përpiqet të gjejë gjuhë të përbashkët me Berlinin dhe Moskën për çështjen e Ballknait Perednimor, duke ia bërë të qartë kësaj të fundit se, jo vetëm Ballkani, po as Baltiku, nuk mund të përdoren si “Kalë Troje” për t’i krijuar vetes favore në Ukrainë e gjetkë, apo Kinës në Taivan…

Për zbatimin e asaj që mund të quhet një strategji globale e “kufizimit të dyfishtë”, Joe Biden gjatë qershorit dëshmoi gadishmëri për të punuar me Rusinë. Rezultat I kësaj strategjie amerikane ishte zgjatja e Traktatit të Ri START për pesë vjet, Biden ofroi të përfshihej në diskutime të drejtpërdrejta me Presidentin Vladimir Putin mbi “gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia”. [Hall Gardner, The National Interest: 2021]

[https://nationalinterest.org/feature/why-america-and-europe-need-transatlantic-strategic-council-192564 ]
Në takimin e qershorit 2021 Biden-Putin u përfshinë në diskutim çështje me peshë, si: siguria kibernetike, përhapja bërthamore, ndryshimi i klimës, marrëveshja bërthamore me Iranin,  marrëveshja me Korenë e Veriut, ajo me Afganistanin, si dhe të drejtat e njeriut.

Le të kujtojmë se oferta fillestare e Bidenit për bashkëpunim me Putinin u bë pak para se Uashingtoni të vendoste sanksione shtesë financiare ndaj Moskës, pasi kishte vendosur tashmë sanksione në përgjigje të rolit të supozuar të Rusisë në ndërhyrjen kibernetike SolarWinds, si dhe përpjekjet e saj të pretenduara për të ndikuar në zgjedhjet amerikane në vitin 2020, plus “Abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut” të Moskës në Krime.

Krejt kjo pasoi deklaratën e njohur të J.Biden-it, përmes së cilës ai akuzoi Putinin si “vrasës”. Nëdrkaq më heret ai pati akuzuar presidentin kinez Xi Jinping se ishte një autokrat i cili vinte bast se ai mund të tejkalonte “demokracinë”.

Më 19 maj 2021 në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante taksativisht  Sekretari Amerikan i Shtetit.

Diçka e ngjashme mund të pritet të ndodhë edhe me liderët tjerë të Ballkanit Perednimor që bien ndesh me doktrinën Baiden.
Kompromitimi në ekstrem i demokracisë liberale duket se nuk do të tolerohet tutje, sidomos jo kur ai veprim vije nga liderët e Ballkanit.

Lëvizjet e Biden-it  për të filluar  veprime konkrete në rajon do të reflektohen gjatë kësaj vjeshte si në Tiranë, ashtu edhe në kryeqendrat tjera të Ballkanit.  Me këto veprime, mundet që Moska dhe Beogradi besojnë se Uashingtoni po angazhohet në forma të reja të “luftës hibride”. Krejt këtë, me qëllim që të synojnë kontrollimin e interesave të tyre gjeostrategjik, duke pamundësuar krijimin e “Botës Serbe”, duke pamundësuar aleancat e tyre, qofshin ato të hapura me presidentin e Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik,  apo më të sofistikuara me kryeministrin maqedon Zoran Zajev a atë shqiptar, Edi Rama, që po fshihen prapa projektit “Ballkani i Hapur”.


Për t’zgjidhur një herë e mirë çështjet e hapura në Ballkan, që mund të rikthehen si tema të nxehta në muajt në vijim, është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe BE të ushtrojnë trysni të duhur ndaj Beogradit, duke ia lënë historisë strategjitë alternative që me çdo çmim duan ta “zbusin” reagimin e Beogradit, respektivisht ta mbajnë Beogradin sa më larg ndikimit rus, që do të nënkuptonte thjeshtë sakrifikimin e veriut të Kosovës, anschluss-in serb të Malit të Zi dhe atë të Republikës Serbe, poashtu Serbisë. 
Ky do të ishte çmim tepër i lartë dhe i pa akceptueshëm jo vetëm nga ana e Kosovës, por edhe nga ana e Malit të Zi dhe Bosnjës dhe si përfundim rajoni do të përfshihej sërish në flakët e një lufte të re.

Një afrim SHBA-BE me një Serbi autoritare, në krye të së cilës qëndron tutje establishmenti politik  i epokës së Milosheviqit, në emër të zgjidhjes definitive të çështjes serbe dhe asaj shqiptare në Ballkanin Perednimor, në emër të gjoja interesave gjeostrategjike që imponojnë rrethanat, për ta tërhequr Serbinë nga lëvizjet e saj drejt Rusisë, do të mund të ishte dështimi i dytë i madhë i Perendimit në Ballkan, pas fiaskos në Avganistan.
Ky rikthim më i fuqishëm i Perednimit në Ballkan, me theks në Kosovë, është pjesë e kthimit “të realizmit të vjetër dhe të ashpër” të gjeopolitikës. Në fakt jemi në epokë kur tashmë është bërë konfirmimi i plotë i teorive gjeopolitike klasike.


Spread the love


Leave a Reply