Rusia kërcënon me bomba Serbinë derisa Kosova po pranon sulme nga Serbia

Spread the love

Rusia kërcënon me bomba Serbinë derisa Kosova po pranon sulme nga Serbia

Prishtinë, 16 qershor – Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit nga personeli i disa shkollave ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.

Pas këtyre paralajmërimeve, procesi mësimor nëpër disa shkolla në komunat veriore të Kosovës është ndërprerë.

Në një e-mail, i shkruar në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik, i dërguar nga një adresë e panjohur në adresën e shkollës fillore “Kralj Milutin” në Graçanicë, përveç informacionit se në këtë objekt ishte vendosur një mjet shpërthyes, dërguesi kërcënonte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.

Bëhet fjalë për një e-mail që është dërguar nga e njëjta adresë në disa shkolla në Serbi dhe Kosovë.

Përveç shkollës në Graçanicë, informacionet për mjete shpërthyese kanë arritur edhe në adresën e shkollës “Miladin Mitiq” në Llapllasellë dhe “Car Lazar” në Donja Gushetericë. Mediet serbe raportojnë se një e-mail me përmbajtje të ngjashme ka mbërritur në adresat e disa shkollave në Serbinë qendrore.

Një mjet shpërthyes është i vendosur në shkollë. Nuk do të fshihemi. Janë të nevojshme vrasjet. Ne do të vrasim. Do të janë të nevojshme shkatërrimet. Sinqerisht na vjen keq që do të vuajnë të pafajshmit. Nuk kemi mënyra të tjera. Do ta rrëzojmë Qeverinë e Serbisë. Sytë tonë janë të presidenti i Serbisë dhe rrethi i tij. Do t’i vrasim të gjithë”, thuhet në këtë e-mail.

Sipas njohësit të sigurisë, Mentor Hoxhaj këto kërcënime kanë për qëllim destabilizimin e sigurisë së Kosovës, në një kohë kur Serbia nuk qëndron në raport të mirë me Rusinë.

“Këto kërcënime padyshim kanë adresë, e padyshim që janë Serbia dhe Rusia. Kjo e fundit vazhdimisht është duke e kërcënuar Serbinë me forma hibride, për të nxitur paqëndrueshmëri në vend. Serbia po ashtu është ajo që po vazhdon ta kërcënoj Kosovën, e që për qëllim ka ta destabilizoj sigurinë dhe rendin”, ka thënë ai. [Rruga Press/ISHGJ]


Spread the love


Leave a Reply