Rusia përdori raketat hipersonike në Ukrainë

Spread the love

Rusia përdori raketat hipersonike në Ukrainë

Zagreb/Prishtinë, 21 gusht – Rusia gjuajti raketën hipersonike Kinzhal (Dagger) tre herë gjatë atij që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, tha sot ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Raketat Kinzhal janë pjesë e një serie armësh të reja hipersonike që presidenti Vladimir Putin zbuloi në vitin 2018 në një fjalim në të cilin tha se ato mund të godasin pothuajse çdo pikë në botë dhe t’i shmangen mburojës kundër raketave të ndërtuara nga SHBA, shkruan Reuters.

Duke folur në televizionin shtetëror, Shoigu tha se raketat ishin dëshmuar efektive në goditjen e objektivave me vlerë të lartë në të tri rastet, duke i vlerësuar ato si të pakrahasueshme dhe gati të pamundura për t’u rrëzuar gjatë fluturimit. “Ne qëlluam mbi ta tri herë gjatë një operacioni special ushtarak”, tha Shoigu në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror Rusi-1.

“Dhe tre herë ato treguan karakteristika të shkëlqyera.”
Rusia përdori për herë të parë sistemin Kinzhal në Ukrainë rreth një muaj pasi dërgoi dhjetëra mijëra trupa në territorin e fqinjit të saj, duke synuar një depo të madhe armësh në rajonin perëndimor të Ukrainës Ivano-Frankivsk.

Këtë javë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tre avionë luftarakë MiG-31E të pajisur me raketa Kinzhal ishin zhvendosur në rajonin e Kaliningradit, një enklavë ruse në bregdetin Baltik që shtrihet midis anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Polonisë dhe Lituanisë.

Në ditën e marinës ruse në fund të muajit të kaluar, Putin njoftoi se marina do të merrte ato që ai i quajti raketa lundrimi hipersonike “të mrekullueshme” Cirkon për muajt e ardhshëm. Raketat mund të përshkojnë me nëntë herë shpejtësie të zërit, duke anashkaluar mbrojtjen kundërajrore.


Spread the love


Leave a Reply